BREAKING NEWS

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak Ngjela zbulon ‘asin nën mëngë’ të ambasadores Yuri Kim

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak
x

Politike

Von der Leyen dhe Merkel: Rruga e BE për Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të madhe strategjike, Shqipëria të mos humbasë shpresat

Von der Leyen dhe Merkel: Rruga e BE për Ballkanin Perëndimor ka

Shefja e Komisionit Europian Von der Leyen ka bërë dje një deklaratë të fortë sa i përket procesit të integrimit europian për Ballkanin Perëndimor. Leyen tha se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë me rëndësi të madhe strategjike për BE. Gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Berlin, u bënë komentet e presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian. “Unë besoj me vendosmëri se është me rëndësi të madhe strategjike për ne që të hapim dyert me Ballkanin Perëndimor sa më shumë të jetë e mundur. Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur pikën që u kemi kërkuar atyre të arrijnë”, tha ajo, ndërsa theksoi se do të kërkojë mjete alternative për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit. Ajo tha se ka mundësi për t’u hapur negociatat, po ashtu shtoi se ajo do të japë ndihmesën e saj sa i përket çuarjes para të procesit të integrimit. “Për sa kohë që nuk është e mundur të hapen bisedimet e pranimit. Unë do të vë tërë energjinë time në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t'i lidhin gjithnjë e më shumë këto vende me ne përmes bashkëpunimit të ngushtë. Nëse nuk e bëjmë do të krijohet një boshllëk i madh. Unë nuk dua që kjo të ndodhë”, tha ajo. E pranishme në takimin me gazetarët në Berlin, ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja theksoi se është e rëndësishme hapja e procesit të negociatave, pasi prek interesat strategjike të Europës. Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet t’i humbasin shpresat për integrimin në Bashkimin Europian. "Është jashtëzakonisht e rëndësishme, për interesat strategjikë europianë, që këto dy vende të mos humbasin shpresën në perspektivën e pranimit në BE. Kjo gjithashtu është shumë e lidhur me çështjen e migracionit, duke aluduar në faktin se shumë refugjatë kanë hyrë në BE në vitet e kaluara përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor”, ka bërë me dije kancelarja Angela Merkel.