Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vonesat dhe anullimet e fluturimeve, Balla i kërkon llogari Autoritetit të Aviacionit Civil: Çfarë masash po merrni

Postuar: 12/09/2018 - 13:04

Taulant Balla gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian, ku u diskutua projekt-ligji “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anullimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar” kërkoi që Autoritetit i Aviacionit Civil të japë një shpjegim me shkrim lidhur me arsyet pse kanë ndodhur këto vonesa.

“Me vëmendjen tek njerëzit, ngritëm sot në Komisionin e Integrimit Europian gjatë diskutimit të projekt-ligjit “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anullimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës shqetësimet lidhen me mos respektimin e të drejtave të pasagjerëve të cilat duhet të trajtohen në përputhje me nenet 138 dhe 140 të Kodit Ajror të RSh, si edhe aktet nënligjore në ndjekje të tij, përkatësisht Urdhëri i Ministrit

“Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”, transpozim ky i Rregullores Evropiane Nr. 261/2004, për rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët, në rast anomalish në operim prej shoqërive ajrore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 23:59

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari pak minuta më parë ka postuar një foto në Twitter bashkë me tre patriotët e saj. 

Postuar: 18/07/2019 - 23:20

Arben Ristani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, e cilëson të pamundur organizimin e zgjedhjeve

Postuar: 18/07/2019 - 22:55

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndetur kontributorët kryes

Postuar: 18/07/2019 - 22:40

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani, një nga ish-njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, ka tregu

Postuar: 18/07/2019 - 22:39

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e p

Postuar: 18/07/2019 - 22:25

Gjatë miratimit të rendit të ditës në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po

Postuar: 18/07/2019 - 22:15

Gjykata e Beratit që ka në juridiksion edhe Kuçovën ka konfirmuar sot mandatin e Kryetarit të Bas