Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Vrasësit nuk dënohen”,Gjonaj përplaset me Lefter Maliqin në Kuvend, ministrja shigjeton ashpër LSI-në dhe merr vendimin drastik

Postuar: 16/05/2019 - 10:48

Opozita e re zhvilloi interpelancën e dytë me qeverinë Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Pas ministrit Lleshaj pak javë më parë, sot ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që u thirr në interpelancë nga deputeti Lefter Maliqi për çështjen e burgjeve. Maliqi i kërkoi llogari Gjonajt për 'Burgjet' që drejtoi vetë, pasi para se të pranonte mandatin e deputetit ka qenë zv/ drejtor i përgjithshëm i Burgjeve prej 2017, ndërsa pas betimit në Kuvend tashmë kërkoi llogari për testimet e policisë së burgjeve, prokurimet, korrupsionin, konfliktin e interesit dhe problemet e tjera në sistemin penitenciar.

Lefter Maliqi: Urime 61 kandidatëve për kryebashkiakë dhe i lini ndonjë mandat nga tepsia nga opozita e re, por besoj që do të arrini ndonjë marrëveshje. Pyetjet e mija për ministren janë; kur hoqët Stefan Cipën thatë do të bëhet analiza e burgjeve për dy javë, por porosia nuk është zbatuar, kanë kaluar pesë muaj. Drejtoria e Burgjeve këto dy vite ka kaluar në lëvizje dhe akuza të shumta dhe drejtuesish, për të marrë një polic kërkohet vërtetim personaliteti, po drejtuesit me firmën tuaj kalojnë në sitë? A e meritojnë atë vend pune? Do të ndaloj edhe te çështja e amnistisë, ne përgatitëm pikat dhe faljet, pasi ka dy vite që nuk është bërë, edhe për shkak të opozitës dhe aty ka të dënuar për 30 gr drogë për vjedhje të lehta, vrasësit janë dënuar shumë pak dhe pjesa më e madhe janë të lirë. Kur do të kalojë amnistia. Vjetërsia e punonjësve të burgjeve nuk njihet. A ka kalim kompetencash, për ligjin për policinë e burgjeve dhe të drejtat e të dënuarve, pasi ju propozoni, lironi dhe shkarkoni me propozim të drejtorit të përgjithshëm. Në çdo burg ka nga 10% të sëmurë mendor, ndërsa ka vetëm dy IEVP- Kruja dhe Spitali i burgut për ti trajtuar. A ka ndonjë politikë për ndonjë rehabilitim për këta. Nuk ka mjete, as ambulanca.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj: E keni parë nga afër situatën për 1.5 vite zoti Maliqi. Siguria në institucione është garantuar. Gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani cdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës në emisionin 'Opinion'.

Mediat e kanë pasqyruar këtë akt me humor e të qeshura.

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:45

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk

Postuar: 26/05/2019 - 18:38

I ftuar në studion e Fax News,  drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka