BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Politike

Vrasja e katër protestuesve të 21 Janarit, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Parlamenti nuk bën gjyqe dhe as akuza penale!

Vrasja e katër protestuesve të 21 Janarit, kryeministri Rama mban

Edi Rama u shpreh sot nga kryeministria se drejtësinë për 4 viktimat e protestave të 21 janarit 2011, të shpallur dëshmorë të atdheut sot, nuk mund të vij nga qeveria dhe parlamenti pasi ai nuk bën gjyqe, por kjo duhet të vijë nga drejtësia.

Rama tha se qeveria apo edhe kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t'ia çuar gjykatës së partisë, por është drejtësia që i bën të gjitha këto.

“Janë të gjithë dëshmitarë që është kthyer në normë se protesta është shprehje e të drejtës dhe nevojës për të dëgjuar dhe si asnjëherë më parë në këto vite qeveria e Shqipërisë ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar, por edhe karakterin për të reaguar deri edhe duke kërkuar ndjesë përmes të drejtës së vet dhe arsyes që kanë treguar se ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet dhe kanë qenw protestuesit në pozitën e palës që jo vetëm të dëgjohet por edhe vlerësohet dhe me i dhënë të drejtë për argumentin. Nëse protesta është një e drejtë e pakontestueshme, e drejta nuk është gjithmonë në ata që protestojnë. Situata në vendet e kësaj familje europiane që ne i përkasim menjëherë ngrenë shqetësimin dhe pikëpyetjen  duke thënë  një të vërtetë që drejtësia për 21 janarin është  papërfunduar larg së qeni  e përfunduar. Por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që jemi sot dhe nuk jemi qysh në fakt që prej 1990 në një kohë kur politika dhe partitë që qeverinë dhe qeveria vetë apo kryeministri mund të bëjë atë që i takon të bëjë drejtësia. Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i Drejtësisë dhe as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t'ja çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën të gjitha këto. Ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vetë për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve të 4 dëshmorëve të 21 janarit”, tha Rama.

Rama ka paralajmëruar se gjyqtarët që sipas tij kanë mbajtur peng drejtësinë për 21 Janarin do të vihen para përgjegjësisë edhe në qoftë se ata janë larguar nga vettingu apo janë dorëhequr për t’i shpëtuar filtrit. Rama shtoi se edhe sot që flasim e drejta trajtohet si mall në shumë çështje pasi gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë pjesë e atij llumi.

“Ku janë sot ata që duke përdorur çekiçin e gjykatësit të rregullimit të Shqipërisë e sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 Janarin. Një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem. Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit.

Një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve. Por jo. Shumëkush ka menduar se vettingu është shkallë ndëshkimore. Jo. Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem.

Është pjesë e një infrastrukture të ngritur për ta vendosur drejtësinë e re në themelet e duhura dhe për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është për të pastruar. Edhe sot që flasim e drejta nuk është ndarë nga malli. Trajtohet si mall në shumë çështje nga gjykatës dhe prokurorë të cilët janë pjesë e atij llumi që vazhdon të pastrohet por nëse shohim shifrat e atyre që janë larguar ata kanë tejkaluar parashikimet më pesimiste në sensin e të qenit shumë”, tha Rama.

Më të lexuarat