BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë, reagon Lindita Nikolla: Familja humbi njeriun e saj të dashur

Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë, reagon Lindita

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë në Lezhë që tronditi sot Shqipërinë, Saimir Hoxhën nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ishte në një aksion për zbulimin e parcelave me kanabis.

Kryeparlamentarja Nikolla bën thirrje që të ndalet pandëshkueshmëria, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni, ndërsa e cilëson vrasjen e efektivit të Krimeve një alarm për të gjithë.

“Vrasja në krye të detyrës e nënkomisarit Saimir Hoxha është një alarm për të gjithë. Policia e Shtetit humbi një oficer shembullor e të përkushtuar, dy fëmijët babain dhe familja njeriun e saj të dashur. Duhet të reflektojmë të gjithë, për ligje më të ashpra kundër krimit, për forcë më të madhe goditëse ndaj kriminelëve e trafikantëve, për gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish. T’i themi Ndal pandëshkueshmërise, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në zbatimin e ligjeve apo kontrollin e zbatimit të tyre, të cilat i paguajmë me jetë njerëzish, për më tepër me jetë oficerësh dhe policësh të shtetit.”, bën thirrje në reagimin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Më të lexuarat