BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Politike

Vrasja në Komisariat/ Reagon PD, kërkon dorëheqjen e Çuçit: Ngjarje të tilla nuk ndodhin në asnjë vend të botës, ministri duhet të mbante përgjegjësi

Vrasja në Komisariat/ Reagon PD, kërkon dorëheqjen e

Partia Demokratike ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.3 në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Noka tha në deklaratën e tij se ngjarje të tilla nuk ndodhnin në asnjë vend të botës madje a në vendet e “Botës së Tretë”. Ndër të tjera deputeti tha se ministri i Brendshëm më së paku duhet të mbante përgjegjësi dhe të jepte dorëheqjen për gjithë këto ngjarje të ndodhura së fundmi brenda komisariateve të vendit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI FLAMUR NOKA

Policia e Shtetit, që duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarëve, sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar.

Vrasja mes policëve mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit, si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër po në komisariat, janë tregues të degradimit qe  qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar organizatës së policisë së Shtetit.

Gjatë këtyre 9 viteve të Edi Ramës në pushtet kanë ndodhur 2 gjëra kryesore për sigurinë e qytetarëve: Policia e Shtetit është dobësuar, krimi i organizuar është fuqizuar.

Këto vite, ne kemi qenë dëshmitarë sesi një trupë profesioniste, rezultatet pozitive të së cilës ishin vendimtare për liberalizimin e vizave, u shndërrua në një trupë me rekrutë të politizuar, që i shërben vetëm partisë-shtet.

Ne jemi dëshmitarë sesi në këto 9 vitet e fundit policia e shtetit u vendos në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabisit në të gjithë vendin, në shërbim të çdo grupi kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur votat.

Vrasja brenda komisariateve e policëve me njëri tjetrin është një histori e padëgjuar më parë. Zor se gjen shembuj të ngjashëm edhe në vendet e botës së tretë.

Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia.

Duke shprehur keqardhjen familjareve te viktimës dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurit, Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në 2 komisariatet e policisë.

Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë.

Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë.

Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më!

Ai nuk është në këtë detyrë për të bërë policin e trafikut dhe për të urdhëruar shtetrrethim, kur në Tiranë luhet futboll!

 

Më të lexuarat