
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Vrasjet e 21 janarit/ Spiropali viziton familjen e Hekuran Dedës, vëllai i viktimës trondit me dëshminë: Na erdhën në 11 të natës me çantat me euro

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2021
Ministrja socialiste Elisa spiropali ditën e sotme ishte në një vizitë në familjen e “Dëshmorit të Atdheut” Hekuran Deda, i vrarë më 21 janar 2011 në protestën para kryeministrisë.
Ajo u shpreh se qeveria dhe kryeministri menduan t’i shpallnin “Dëshmorë të Atdheut” 4 të vrarët në atë protestë për arsye se ajo ishte një vrasje e paimagjinueshme për të gjithë. Spiropali tha se fshehja e provave nga qeveria e asaj kohe është vrasje për herë të dytë e viktimave.
“Qeveria mendoi, kryeministri, që t’i shpallte “Dëshmorë të Atdheut” se ajo vrasje ishte e paimagjinueshme për ne dhe gjithë shoqërinë, dhe fshehja e provave është vrasje për herë të dytë. Plaga juaj nuk është mbyllur, por ne do bëjmë maksimumin të jemi me ju gjithmonë.
Dolën edhe nëpër ekrane, thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat i kanë fshirë të kryeministrisë, gardistët nuk i dorëzuan në kohë, prokurorinë nuk e lanë”, tha spiropali.
Ndërkohë vëllai i Hekuran Dedës u shpreh se në 21 janar 2011, në orën 11 të natës në shtëpinë e tyre ishte shfaqur shoqëruesi i ish-kryeministrit Berisha me çanta me euro, por ata nuk e kishin pranuar pasi nuk e shesin gjakun e të afërmit të tyre.
“Ata janë kriminela, se po të kishin qenë aq të pastër, na ofruan valixhet me euro këtu, në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun. Erdhi shoqëruesi i Berishës, ça pret populli sot, u bënë 10 vite. Janë kriminela”, tha vëllai i Hekuran Dedës.
Më të lexuarat


‘Shqipëria buzëqesh’, Rama nxjerr fotot: Vazhdon vaksinimi ndaj koronavirusit i gjyshërve mbi 80-vjeç!

Kryedemokrati Basha mori timonin por harroi rripin, ‘PLAS’ humori në rrjet, ja fotot që po bëjnë xhiron në mediat sociale

“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha ‘kap’ mat kryeministrin

Ka surpriza! Nga aktori i njohur te vajza e biznesmenit, zbulohen kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Kukësit (EMRAT)

“Kanë përdorur të dhënat e personave të regjistrit civil”, sulmohet nga hakerat Ministria e Financave

Do jenë kandidatë për deputetë me 25 Prill, këto janë 10 finalistët e parë të përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” në Partinë Socialiste (EMRAT)

‘Me 25 prill do bëjmë gol të gjithë bashkë’ Agron Duka publikon foton dhe ‘përfshin’ vëllanë në fushatën elektorale

Çfarë po ndodh? Do të nënshkruajë nesër marrëveshjen me Kryemadhin, Basha bën lëvizjen e papritur

As PS dhe as PD, Salianji nxjerr videon dhe kërcënon Ramën: Më 25 prill fiton ...

Bashkëshortja i publikoi foton ndryshe Lulzim Bashës, reagon ‘flakë për flakë’ Erion Braçe dhe kap shkeljen e rëndë të kryedemokratit: Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë!
