BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vrasjet e 21 Janarit, zbardhet dosja si Berisha shpërbleu Gardën me 197 milionë lekë

Vrasjet e 21 Janarit, zbardhet dosja si Berisha shpërbleu Gardën me

Është publikuar dosja se çfarë ndodhte korridoreve të Ministrisë së Brendshme dhe të Gardës së Republikës një ditë pas demonstratës së 21 Janarit, gjatë së cilës katër protestues u vranë në Bulevard. TCH shkruan se aty  tregohet se ndonëse prokuroria kërkonte të dërgonte në qeli një sërë zyrtarësh të Gardës, në të njëjtën kohë, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, atyre u garantohet mbrojtje duke i shpërblyer për këtë ngjarje me motivacionin “RUAJTJE E RENDIT DHE SIGURISË”.

Dhënie e shpërblimit në masën 4 paga mujore të gjithë punonjësve të policisë, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Fondi i vendosur në dispozicion është 197,566,096 lekë. Mes të shpërblyerve qëndron në krye të listave emri i Ndrea Prendit, komandant i Gardës së Republikës, që për 21 Janarin shpërblehet me katër paga mujore. Jo vetëm kaq, po ai listohet edhe si i plagosur pavarësisht se diçka e tillë nuk u referua kurrë në dosjen penale. Është vetë Ndrea Prendi që e konsideron veten të plagosur të protestës, duke përfshirë edhe të tjerë sikurse Agim Llupon, apo edhe shoferin e tij Margarit Kume.

Në fakt, siç rezultoi më pas, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën fajtorë për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit.

Dhe ndërsa zhvillohej një betejë e hapur mes policisë dhe prokurorisë, pasi kjo e fundit kërkonte të dërgonte në qeli një sërë zyrtarësh të Gardës për demonstratën me katër të vrarë, Garda merr bonusin e dytë, pikërisht pas zgjedhjeve vendore të 8 majit. Është koha kur ish-prokurorja e përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama sulmohet hapur për hetimet ndaj Gardës, ndërsa autoritetet vazhdojnë t’u garantojnë mbrojtje, 47 prej tyre gradohen.

Shkresa mban datën 1 qershor 2011 dhe sërish edhe aty kryeson emri i Ndrea Prendit, i cili shpërblehet sërish për disiplinë dhe orë shtesë pune që nga protesta e janarit deri në muajin maj. Ai shpërblehet kësaj radhe nga ministri tjetër i Brendshëm, Bujar Nishani i cili në të njëjtën kohë kur emri i Prendit përmendej në prokurori, i firmos edhe katër paga të tjera për përkushtimin dhe realizimin e detyrave, mes tyre edhe për veprimtarinë e Gardës në fushatën elektorale.

Këto dokumenta tregojnë se përse 21 Janari nuk u hetua asnjëherë ashtu siç duhet dhe se përse gjykatat dështuan në dhënien e drejtësisë për 4 protestues të vrarë në bulevard.

Më të lexuarat