BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Politike

Vrasjet që tronditën vendin gjatë Janarit, Basha del me reagim të fortë: Ja kush është autori

Vrasjet që tronditën vendin gjatë Janarit, Basha del me reagim

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilëson këtë të fundit një bashkëpunëtor të padrejtësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se Rama ka dështuar, ndërsa e fajëson kryeministrin si autor të situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë!

Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij! Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.

Më të lexuarat