
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Vuçiç, “i përkëdheluri” i Perëndimit, si po e përdorin SHBA dhe BE presidentin serb për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ja çfarë fshihet pas hezitimit për të goditur Serbinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Qershor 2023

Pas tensioneve në veri të Kosovës ku u regjistruan përplasje të dhunshme mes policisë kosovare dhe serbëve lokalë për shkak të bë betimit të tre kryetarëve shqiptarë të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit, diçka ka qenë më se e qartë. Perëndimi duket se është rreshtuar krahas Serbisë, duke dënuar ashpër sjelljen e palës kosovare, madje duke fajësuar kryeministrin Albin Kurti, për nxitjen e tensioneve dhe provkimeve. Mirëpo, hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë duket se fsheh nga pas një sërë arsyesh. Disa ekspertë mendojnë se vjen për shkak të tentativës që atë ta shkëpusin përfundimisht nga ndikimi rus e kinez. Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se Perëndimi po e toleron Vuçiç, pasi e shikon si të vetmen mundësi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, pa mundur të gjejnë një figurë të përshtatshme nga opozita e vendit.
Humbja e besueshmërisë
Analisti politik Boshko Jakshiç ka thënë se Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë ka humbur besueshmërinë në opinionin e brendshëm opozitar dhe se Perëndimi po e mban për shkak të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.Jakshiç tha se askush nga partitë politike opozitare nuk dëshiron të bisedojë me të. “Thirrjet e Vuçiçit për dialog janë të vonuara dhe joserioze. Në fjalinë e parë ai bën thirrje për bisedime për bashkim, ndërsa në fjalinë tjetër i quan kundërshtarët politikë më të këqijtë të mundshëm. Në Serbi ka kohë që është krijuar një atmosferë në të cilën nuk ka kushte për dialog mes qeverisë dhe opozitës”, tha ai. Ai shtoi se është e pamundur të dialogosh me një person që po ndërton kultin e tij të personalitetit. “Kulti i personalitetit nuk ka të bëjë fare me komunitetin dhe bashkimin, përveçse në rastin e një diktature”, tha Jakshiç. I pyetur nëse Vuçiç si president i vendit do ta rifitojë kredibilitetin e tij me formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin, Jakshiç tha se nuk ka më ndihmë për Vuçiçin. “Formimi i asaj lëvizjeje është një manovër transparente që do të bashkojë një pjesë të botës, sërish nën kontrollin e tij, por nuk do të ndihmojë dialogun e përgjithshëm që është më se i nevojshëm për Serbinë. Vuçiç e ka humbur besimin e popullit dhe tani është përballur me rezultatet e punës së tij”, theksoi Jakshiç.
Çështja e Kosovës
I pyetur se si do të ndikojë rënia e besueshmërisë së Vuçiçit në pozicionin e tij në negociatat me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, Jakshiçtha se Perëndimi po e mban Vuçiçin vetëm për shkak të Kosovës. “Perëndimi ende e pranon Vuçiçin si partner legjitim në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Perëndimit i duhet ai për të kryer detyrën për të cilën dikur ishte projektuar dhe të cilën ai premtoi se do ta përmbushte. Perëndimi beson se Vuçiç është i detyruar ta realizojë atë që u ka premtuar në lidhje me Kosovën”, ka thënë komentuesi. Ai shtoi se Perëndimi e mbështet Vuçiçin edhe për shkak të pamundësisë së tij për të gjetur bashkëpunëtorë adekuat brenda opozitës për çështjen e Kosovës. “Kosova tani është mburoja më e madhe politike për qeverisjen e Aleksandër Vuçiçit”, ka përfunduar Jakshiç.
“Përkëdheljet” e Perëndimit
Ndërsa ish-diplomati Daniel Serwer ka thënë se amerikanët dhe evropianët duket se kanë vendosur se është më e rëndësishme të “joshin” Serbinë për t’u kthyer nga Perëndimi, sesa të jenë ndihmues për Kosovën. “Perëndimi e do një Serbi të shkëputur nga Moska dhe Pekini. Por kjo nuk po funksionon. Duhet gjithashtu t’i bëhet presion Beogradit. Mendoj se presioni ndaj kryeministrit Kurti vjen nga dy burime, i pari është jofleksibiliteti aktual, kurse i dyti, armiqësia e gjatë ndaj tij në Washington”, ka thënë Serwer. Veç lidhjes me situatën në Ukrainë, sipas Serwerit, ka edhe zhvillime tjera për të cilat SHBA-ja e BE-ja janë duke “e ledhatuar” Serbinë.“Njëri motiv duket të jetë fakti se Serbia po dërgon armë në Ukrainë dhe kjo me gjasë i shtyn SHBA-në dhe BE-në të hezitojnë për ta goditur Vuçiçin. Por, nuk besoj se ky është motivi kryesor. Mendoj se motivi kryesor veçanërisht i amerikanëve është premtimi se Serbinë mund ta kthejnë Perëndimi”, theksoi ai.
Më të lexuarat


Festimet e 111-vjetorit, shpërthen politikani i njohur: Asnjë shqiptar nuk ka nevojë për ceremoniale hipokrite e teatrale në ditën e Pavarësisë

“I themi derrit, dajë”/ Berisha komentoi praninë e kryeministrit të Kosovës në festën e Pavarësisë, Kurti i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' 'non-gratës': Sot nuk është dita për...

Gjykata i shpalli të pafajshëm, SPAK 'nuk i ndahet' ish-kryebashkiakut dhe ish zv-kryetarit të bashkisë Pogradec, zbardhen akuzat e rënda

Konferenca Ndërkombëtare për Trafikimin e Emigrantëve, Balla takohet ‘kokë më kokë’ me Varhelyin, ja çfarë diskutuan

Basha uron Pavarësinë nga kulla e Boletinit në Mitrovicë: Sot dua t’i uroj gjithë shqiptarëve gëzuar festën e flamurit kombëtar

Festa e Pavarësisë i bën bashkë në Vlorë, Rama dhe Kurti i japin dorën njëri-tjetrit

Mesazhi i Presidenti Begaj nga Vlora me rastin e pavarësisë së Shqipërisë: Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo në botë, dita e flamurit si simbol përfaqësues e...

Politika e përçarë edhe në festën e Pavarësisë, Berisha zbulon nëse mori ftesë nga kryeministri Rama

Berisha në Vlorë, kryen homazhe në monumentin e Pavarësisë: Betohem se ‘Pashiqin’ do e paketojmë në Serbi

Sot 111 vjetori i Pavarësisë, ambasada gjermane uron shqiptarët: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
