BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin dhe acaroi presidentin, palët të ndara në zgjedhje

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Prej javësh ishte folur se do të shkohej me lista të ndara, ndërsa dje kjo është zyrtarizuar. PD dhe aleatët e saj janë regjistruar në KQZ si koalicion, por pjesë e tij nuk do të jetë partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi. Qëllimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ishte pikërisht shmangia e një koalicioni PD-LSI dhe si duket kështu ka ndodhur. Dje lideri demokrat Basha ka pasur takime me krerët e PR, LZHK, PDK, PAA, PDIU, PBDNJ dhe FRD, për të rënë dakord që të shkojnë me një listë unike në zgjedhjet e 25 prillit dhe koalicioni do të mbajë emrin: “Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim”. Sipas informacioneve, plani është që në 2 qarqe të vogla LSI të fusë kandidatë nën siglën e PD, më konkretisht në Dibër e Kukës. Ndërkohë mësohet se Kryemadhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Paskal Milos, ku ky i fundit mund të ketë emra në listën e LSI, por që nuk do të regjistrohen në KQZ si koalicion. Ajo që bie në sy është se PD-LSI, sado që janë në aleancë do të jenë rivale në qarqet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. Nëse shohim sondazhet, LSI ka rënie drastike dhe kuotohet te 7 apo 8 për qind. Kjo do të thotë se në shumë qarqe ajo mund të mos marrë mandate deputeti. Sondazhi i publikuar të martën nga “Ora Neës” tregoi se LSI kishte rënie dhe PD rritje, çka të bën të mendosh se votuesi i LSI shkon te PD.

Skema që rrëzon LSI

Basha ka mbledhur pas vetes gati 13 parti, votat e të cilave ndihmojnë PD të fitojë mandate më tepër dhe pse jo të shkohet te 71 mandate. Formula e ndarjes së mandateve ndihmon ndjeshëm PD dhe godet LSI. Pavarësisht ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sistemi jonë zgjedhor është ai proporcional rajonal. Në këtë sistem, formula që përdoret për ndarjen e mandateve është formula e shpikur Victor D’Hondt. Formula është shumë e thjeshtë. Numri i votave të marra nga secila parti pjesëtohet fillimisht me 1 pastaj me 2, me 3 e me radhë deri sa plotësohet numri i mandateve të përcaktuara për zonën zgjedhore. P.sh., në Qarkun Kukës, votat e secilës parti pjesëtohen me 1, me 2 dhe me 3. Rezultati i pjesëtimeve renditet nga numri më i madh te numri më i vogël. Partive u ndahen mandatet sipas rezultateve të këtyre pjesëtimeve. Për shembull, nëse në një qark me tre mandate garojnë dy parti që marrin sëbashku 100 vota, por njëra merr 49 vota dhe tjetra 51 vota, formula e D’Hondt i jep partisë me 51 vota dy mandate dhe partisë me 49 vota 1 mandat, pavarësisht se rezultati final është pothuajse i barabartë. Pjesëtimi i 51 me 1 jep 51 dhe partia e parë merr një mandat. Pjesëtimi i 49 me 1 jep 49 dhe partia e dytë merr mandatin e dytë. Pjesëtimi i 51 me 2 jep 25.5 dhe partia e parë merr mandatin e tretë. Pjesëtimi i 49 me 2 jep 24.5 dhe partia e dytë nuk merr mandat tjetër. Kjo skemë godet fort LSI, pasi nëse do ishte bashkë me PD një mandat deputeti do merrnin me shumë më pak vota sesa vet. Skema e mësipërme favorizon gjithmonë partinë e parë, që sipas zgjedhjeve të fundit është PS. Kjo e fundit një mandat në Tiranë mund ta marrë edhe me 3-4 mijë vota, e njëjta gjë edhe për PD, por LSI-së i duhen shumë më tepër. Shembulli më i qartë është PDIU, e cila në 2017 mori 12 mijë vota dhe nuk mori asnjë mandat në Tiranë, ndërkohë PS mandatin e 18-të e mori me numër minimal votash. Pra, në të 10 qarqet ku PD e LSI do jenë të ndara, Kryemadhit do i duhen shuëm më tepër vota për të marrë një mandat sesa PD dhe PS. Duke qenë se sondazhet e nxjerrin me rënie, pritet që në shumë qarqe të humbasë shumë mandate.

Alarmi i Metës

Ndarja e LSDI më vete mund të sjellë shkrirjen e saj dhe kjo u duk dje në retorikën e presidentit. Ilir Meta në një deklarata për mediat dukej tejet i acaruar, pasi teksa SHBA i dha goditje për Dvoranin, Basha e hodhi në rrugë LSI. “Unë aksion opozitar nga Presidenca? A mund t'i bëj një shërbim, meqenëse mendon se përkrah zonjën Kryemadhi që e ka bërë PS deputetja, do i them presidenti del për të ndërgjegjësuar që qytetarët të votojnë pa frikë, që të kuptojnë se kush ankohet dhe nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet, dhe e treta nëse mendon që LSI përfaqëson oligarkinë ta votojnë të gjithë kundër, nëse promovon banditë të inkriminuar, ta fshijnë nga faqja e dheut, nëse nxi shpopullimin e Shqipëri, të ngelet pa asnjë votë. Por që t'u thuash shqiptarëve që janë dele, jo, nëse ke drejtuar mirë populli do të votojë por nuk do të dëgjojë presidenti, por që të bëhemi Kore e Veriut, ua kam thënë që në 50 vjet ka pasur regjimin më brutal, tani ka përfunduar kjo histori", tha Meta.

Më të lexuarat