BREAKING NEWS

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i
x
BREAKING NEWS

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit,
x
BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x

Politike

Xhaçka rrezikon mandatin e deputetes, ja si precedentët “Beqaj” dhe Kokëdhima” pritet të fundosin ministren dhe kush e zëvendëson

Xhaçka rrezikon mandatin e deputetes, ja si precedentët

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, duket se rrezikon mandatin e deputetes. Pak ditë më parë, mazhoranca ka refuzuar ngritjen e një komisioni hetimor, ndërkohë që PD ka hedhur një hap më tej. Si grupi i Enklejed Alibeajt, ashtu dhe deputetët krah Berishës kanë nisur të mbledhin firmat për t’i hequr mandatin Xhaçkës. Kështu, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka rrezikon të humbasë mandatin e deputetes, ku në zgjedhjet e 25 prillit ajo u zgjodh deputete e Korçës, por përfitimet e bashkëshortit të saj Artan Gaçi mund të sjellin humbjen e mandatit. Sipas akuzave të bëra, Artan Gaçi ka përfituar 8 mijë metër katror tokë në Himarë. Konkretisht, për 8000 m2 tokë e plazh, që kanë marrë për resortin “Dreamades Luxury Suites” Gjilekë-Himarë, Artan Gaçi e Olta Xhaçka, kanë paguar 70 mijë lekë tarifë për shërbimet administrative dhe 15 mijë lekë, tarifë për menaxhimin e procedurave të investimeve strategjike. Ndërkohë, si grupi i Enkelejd Alibeajt, ashtu dhe deputetët krah Berishës kanë nisur të mbledhin firmat për t’i hequr mandatin Xhaçkës, pasi sipas tyre ajo është në konflikt interesi. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula, i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën.

Përmbajtja e mocionit të PD

Ndërkohë, në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga iniciativa e reduktimit të TVSH-së. “Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës. Rezulton e provuar se shoqëria tregtare AG. TCC shpk ka përfituar të drejtën për të kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në fushën e turizimit, në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit. “Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimisht në nenin 35 të tij se “në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit”, thuhet në mocionin e dorëzuar nga deputetët e PD.

Më të lexuarat