BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Xhafaj dhe Bushati rrezikojnë moskandidimin në zgjedhje, Rama largon Vasilika Hysin dhe vë Gjonajn e Gogun në krye të listës për Tiranën

Xhafaj dhe Bushati rrezikojnë moskandidimin në zgjedhje, Rama largon

Kryeministri Edi Rama duket se e ka gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Të hënën që vjen të gjitha partitë duhet të dorëzojnë në KQZ emrat dhe duket se do të ketë surpriza të shumta nga kampi socialist. Gazeta SOT ishte e para që nxori emrat e kandidatëve kryesorë për PS në kryeqytet dhe dje kryeministri Edi Rama ka konfirmuar që ministrat pa mandat deputeti do të jenë kandidatë kyç më 25 prill. Gjatë aktivitetit të djeshëm për reformën në drejtësi Rama konfirmoi se Vasilika Hysi do të tërhiqet nga politika. Deputetja deklaroi se u largua vullnetarisht, edhe pse në media pati pikëpyetje pasi mund të ketë qenë strategji e Ramës për t’u hapur rrugën emrave të rinj. Kryeministri ka konfirmuar se 2 emrat në krye të listës për Tiranën do të jenë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe prefekti Toni Gogu. Kryeministri i kërkoi ndjesë Hysit për gjithë zhurmën ku e kanë quajtur kriminele dhe tha se ajo ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme e është një shembull fantastik. “Është për të ardhur keq që kontributet e jashtëzakonshme të shumë individëve janë hijezuar, janë nënvlerësuar dhe është ekspozuar vetëm një faktor, një problem që nuk them se nuk ka qenë dhe për fat të keq është hiperbolizuar. Në këtë rast të kërkoj ndjesë. Askush nga ju, ti në radhë të parë, nuk e keni merituar të kaloni këtë stres të kësaj zhurme “kriminelët, kriminelët”. Unë jam prekur shumë nga letra jote sepse nuk është e zakonshme në ditët tona që dikush të gjejë energji pozitive duke dalë nga kjo vallë. Një shembull fantastik që për fat të keq jo të gjithë e kanë dhënë dhe nderi është i yti. Është e vërtetë reforma në drejtësi sot është një ngrehinë, dje ishte një ëndërr e guximshme, pastaj u vu një themel me votimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo ngrehinë sigurisht që ka shumë punë për të bërë”, tha ai.

Hysi tregon arsyet e largimit

Deputetja e PS, Vasilika Hysi shprehu arsyet e vendimit të saj për të mos kandiduar në zgjedhjet e 2021. Ajo tha se ka shumë njerëz të tjerë që e meritojnë vendin e saj. Hysi tregoi një vlerësim të madh për kryeministrin dhe të gjithë kolegët e saj teksa tha se është e gatshme të kontribuojë në atë që ka më shumë përzemërt duke iu referuar kështu reformës në drejtësi. “Unë nuk e kam politikën profesionin tim. Unë erdha nga jeta akademike dhe mendova në një moment të caktuar, mendoj se në 12 vite, një mandat në opozitë dhe dy mandate në qeverisje, ishin të mjaftueshëm dhe mendoj që të vë një balancë më të mirë, mes punës, familjes, miqve. Unë i kisha kërkuar takim kryeministrit dhe nuk e mendoja që do më priste, duke pasur parasysh ngarkesën e madhe. E vlerësoj shumë takimin për dy arsye të thjeshta, e para kur më ka ftuar të jem pjesë e politikës, ku çfarë më ka thënë, ka dalë dhe që të ruaja profilin e të drejtave të njeriut. Për këtë i jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe të gjithë kolegëve. Kështu që kryeministri nga njëra anë nuk e priste largimin, por vlerësoi faktin që unë i kam dhënë sa kam mundur dhe brenda hapësirave që mund të kesh në një parti. Unë jam e gatshme të kontribuoj, sidomos për atë që kam shumë përzemërt, reformën në drejtësi”, tha ajo.

Fati i Xhafajt dhe Bushatit

Teksa kryeministri ka nxjerrë dje dy emrat e parë për Tiranën, ka shumë dyshime sa i takon fatit të Fatmir Xhafajt dhe Ditmir Bushatit. Kujtojmë se në reformën e drejtësisë ka kontribuar shumë edhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili nuk ishte i pranishëm dje në aktivitetin e PS. Fakti që nuk ishte ftuar ka shtuar dyshimet se mund të mbetet jashtë listave. Ndërkohë lidhur me Bushatin ka folur dje koordinatori i PS në Shkodër, Ilir Beqaj, i cili la të hapur mundësinë që ish-ministri mund të mos jetë pjesë e listave. “Duke qenë se listat nuk janë diskutuar në kryesi, nuk mund të bëjmë gjë publike. Listat kanë deputetë aktualë, por edhe prurje të reja. Në aktivitetet që kemi bërë në Shkodër zoti Bushati nuk ka qenë prezent”, tha ai.

Më të lexuarat