Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhafaj i përgjigjet akuzave të opozitës: Shpifje! Të paaftë për t’u përballur me fakte

Postuar: 21/09/2018 - 21:10

Ministri i Brendshëm  Fatmir Xhafaj, e ka quajtur të paaftë opozitën për t’u përballur me fakte, dhe sipas tij ajo hedh baltë mbi qeverinë.

“Kjo kulturë e baltë-hedhjes është ngritur në institucion në politikën shqiptare. Që tregon nga njëra anë, paaftësinë për të bërë një debat të kulturuara të ngritur mbi alternativa, mbi argumente, një debat normal si në çdo vend demokratik, dhe nga ana tjetër tregon edhe një lloj konfliktualiteti ose një lloj qëllimi të keq që zëvendëson debatin e ideve, të alternativave me përbaltjen e personave. Dhe ajo që është më e rëndësishme mendoj unë, ka ardhur momenti për t’i dhënë fund kësaj dhe prokuroria ka këtu një rol të veçantë,” tha Xhafaj.

I pyetur për akuzat e bëra në drejtim të tij dhe familjarëve të tij nga ana e kryedemokratit Basha, ai është përgjigjur se: “…unë nuk kam pasur qoftë edhe një rast të vetëm që të ndërtoj një akuzë false, jo më të krijoj një fakt të paqenë. Sepse kemi dy lloj deputetësh: pra një fakt që mund ta interpretosh në mënyrë, në një interes të caktuar politik, në një kontekst të shkëputur nga realiteti etj, etj; dhe kemi rastin që është rasti ekstrem, i sajimit të faktit, të akuzave në funksion të përbaltjes së tjetrit. Kjo është një diferencë shumë e madhe. Unë s’kam bërë as njërën, as tjetrën në karrierën time politike, dhe për këtë jam i lumtur”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 15:43

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, ka publikuar disa dokument, ku sipas tij kryeprokurorja Arta Marku i mbyll çështjen vetes.Vasili shton në statusin e tij, se “i njëjti prokuror që mbylli çështjen Edi Ramës për

Postuar: 22/10/2018 - 15:12

Një incident ka ndodhur gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me studentë dhe pedag

Postuar: 22/10/2018 - 14:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut demokrat Lulzim Basha i cili duke iu referuar arresti

Postuar: 22/10/2018 - 14:08

Zëdhënësja Ina Zhupa në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike ka denoncuar një skandal.

Postuar: 22/10/2018 - 13:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku  ka hedh

Postuar: 22/10/2018 - 13:57

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionet e zhvilluara nga policia ditët e fundit që

Postuar: 22/10/2018 - 13:34

Zbardhen vendimet e gjyqeve të zhvilluara nga deputetët dhe ish-deputetët e opozitës për periudhë