Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhafaj në Bruksel, ja mesazhi që i dha komioneri Hahn

Postuar: 07/12/2017 - 11:00

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
 
Ministri Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të punës së Ministrisë së Brendshme, në këtë mandat qeverisës. Ai u ndal te lufta antikanabis duke e vënë theksin tek qëndrueshmëria e rezultateve. Ministri nënvizoi se janë marrë që tani masat për 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë.
Një vend të rëndësishëm në bisedën mes palëve, zuri njohja me Planin e Veprimit, Operacioni “Forca e Ligjit”, duke u ndaluar në elementë të tij, çfarë përfaqëson dhe si do të zbatohet. Ministri pohoi se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale. Zoti Xhafaj informoi Komisionerin për procesin e Vettingut që do të kryhet në Policinë e Shtetit.
 
Duke u ndaluar tek masat për frenimin e azilkërkimit të paligjshëm dhe migracionin e parregullt, ministri i Brendshëm shqiptar veçoi bashkëpunimin me Francën, si një shembull pozitiv për minimizimin e fenomenit.
 
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit tha se shembulli i bashkëpunimit të palës shqiptare me Francën, duhet avancuar edhe me vendet e tjera europiane.
 
“Periudha në vijim është shumë deçizive për Shqipërinë”, u shpreh Komisioneri Hahn. Ai sugjeroi njohjen më të thellë të arritjeve të palës shqiptare, përmes medias së huaj, për të reduktuar efektet negative të stigmatizimit të padrejtë të vendit.
 
Ministri Xhafaj nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Bashkëpunimi me vendet fqinje për ngritjen e Qendra Rajonale e Bashkëpunimit Policor, sipas tij, ka nevojë për mbështetje nga vendet e BE-së.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2018 - 09:57

Gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve për vite e vite me radhë, do të duhet të tremben. Sytë e gjithë shqiptarëve janë te reforma në drejtësi. Plani është që brenda 6 muajsh SPAK dhe Byrja e Hetimit të marrin jetë, ndonëse ka mjaft rreziqe.

Postuar: 18/02/2018 - 09:53

Shqipëria pritet të marrë një lajm pozitiv në qershor nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Postuar: 18/02/2018 - 09:51

Qeveria ka gati planin për të bindur Bashkimin Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Postuar: 17/02/2018 - 17:48

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur dy shqetësime lidhur me ligjin e pronave të sjellë në Kuvend.

Postuar: 17/02/2018 - 17:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi çështjen e Adriatik Llallës, ku SHBA-ja i ka mohuar vizën pasi e cilëson si të përfshirë në akuza mbi afera të mëdha korru

Postuar: 17/02/2018 - 16:04

Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opo

Postuar: 17/02/2018 - 12:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Bledi Çuçi sot ka kundërshtuar qëndrimin e Oerd Bylykbashit, i cili dje tha se zyrtarisht Komisioni i Reformës Zgjed