Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhelal Mziu i përgjigjet kryeministrit Rama: Është përgjegjësia jote

Postuar: 20/10/2018 - 22:10

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka reaguar lidhur me ankesat e kryeministrit Rama për rrugën.Në një deklaratë për mediat, Mziu thotë se rruga për të cilën foli Rama është rrugë nacionale dhe gjendet në inventarin e ARRSH-së.

Kryebashkiaku demokrat thotë se financimi për përmirësimin e gjendjes së kësaj rruge  është në dorë të qeverisë, pra vetë Ramës dhe sipas tij ai shpif.

Reagim i plotë i Xhelal Mziut:

Sot pasdite Edi Rama, i shoqëruar nga deputetja që ka mbrojtur doktoraturën me plagjiaturë dhe që në takimin paraardhës nuk dinte ku ishte në takim dhe nga Kamza u drejtohej banorëve të Vorës, duket se të njëjtën sëmundje i infektoi edhe shefit të saj.

Kryeministri në ikje, Edi Rama, sot ankohej “live” për gjendjen e rrugës në të cilën kishte kaluar, por harroi se ai aks rruge është rrugë nacionale dhe është në inventarin e ARRSH-së dhe se financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë, pra vetë atij. Pra, Rama shpif, shpif, shpif…

Duam t’i kujtojmë Kryeministrit që Bashkia e Kamzës prej vitit 2007 ka investuar në qindra e qindra kilometra rrugë në territorin e saj, duke përmirësuar rrënjësisht gjendjen e infrastrukturës rrugore. Të gjitha këto investime janë kryer me fondet e saj, duke u ndeshur me veton qeveritare e cila prej vitit 2013 ka zero financim të projekteve të Bashkisë. Janë mbi 150 projekte që flenë në sirtarët e qeverisë, mes tyre edhe rrugë për të cilat Rama as ka marrë mundimin të kthejë përgjigje dhe jo më t’i financojë.

I kujtojmë Ramës se as për rrugën nacionale të cilën u ankua, e vetmja që lidh Kamzën dhe Veriun e Shqipërisë, nuk e ka financuar ARRSH-ja, madje as në pjesën që kalon përmes Bashkisë së Tiranës nga Kthesa e Kamzës deri te Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe që kalon përmes territorit të Bashkisë së Veliajt. Të jetë ky vallë një diskriminim krahinor?!

I kujtojmë Kryeministrit mashtrues që Bashkia e Kamzës është bashki rekord për sa u përket investimeve, sidomos në rrugë, ku 60% e buxhetit të saj shkon çdo vit për investime, si në asnjë bashki tjetër. Duke parë indiferencën dhe diskriminimin e Kryeministrit mashtrues dhe të qeverisë së tij, Bashkia e Kamzës ka financuar edhe ndërtimin e rrugëve rajonale, siç është ajo që kalon në Paskuqan, 7 km e gjatë.

Bashkia e Kamzës ka shfrytëzuar çdo burim të ardhurash për të financuar projektet e investimeve publike e megjithatë për shkak të mirëmenaxhimit të të ardhurave ajo është shpallur bashkia e parë për sa i përket këtij menaxhimi.Rama vetëm shpif, shpif, shpif, sikurse ka bërë deri më tani në Kamëz, me legalizimet falas apo çdo premtim tjetër të dhënë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 00:00

 Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ndërsa komentoi situatën aktuale politike në vend dhe jo vetëm, u ndal edhe tek goditja e bandës së Shij

Postuar: 12/11/2018 - 23:58

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër është mjaft i frekuentuar nga të gjithë qytetarë

Postuar: 12/11/2018 - 23:53

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”

Postuar: 12/11/2018 - 23:49

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ka k

Postuar: 12/11/2018 - 23:28

Vitore Tusha, përzgjedhja e Presidentit Ilir Meta për të marrë postin e kryetarit të KLSH-së, nuk

Postuar: 12/11/2018 - 22:44

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet se kur do të organizojë Partia Demokratike protestën e

Postuar: 12/11/2018 - 22:39

Eurodeputja Eleni Theocharous është shpallur ‘Non Grata’, nga shteti shqiptar, për sh