BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Xheni Karaj: Kerry mbështeti komunitetin LGBT!

Xheni Karaj: Kerry mbështeti komunitetin LGBT!
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe një takim me përfaqësues të shoqërisë civile ku ka qenë e pranishme edhe një ndër aktivistet më të mëdha të komunitetit LGBT në Shqipëri, Xheni Karaj.
 
 Karaj ka treguar oër News24, se çfarë është folur gjatë takimit të sotëm me sekretarin Kerry.
Ajo tha se ky ishte një mësim për klasën politike shqiptare, e cila sipas saj kompleksohet kur bëhet fjalë për mbështetjen ndaj çështjeve LGBT. Por ndryshe nga klasa politike, Karaj tha se John Kerry, Hillary Klinton dhe vetë presidenti Obama janë shumë aktivë në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.
 
Gjithashtu ajo tha se i ka shprehur shqetësimin sekretarit amerikan për kërkesat e komunitetit LGBT për ndryshimin e kodit të familjes dhe lejimin e bashkëjetesës mes gay-ve dhe lesbikeve.
 
Çfarë shqetësimesh ngriti shoqëria ciivle sot për sekretarin amerikan John Kerry?
 
Takimi i sotëm me shoqërinë civile ishte një tjetër mësim për klasën politike shqiptare, e cila e ka drejtuar dhe vazhdon ta drejtojë vendin e shkëputur nga realiteti.
 
Shoqëria civile në pjesën më të madhe të kohës më shumë është instrumentalizuar se është dëgjuar dhe kuptuar nga politika shqiptare.
 
Përsa i përket problematikave që ngrita unë, një ndër çështjet kryesore është që ndryshe nga politikanët tanë që kompleksohen kur bëhet fjalë për mbështetjen publike nga çështjeve LGBT, sekretari amerikan Kerry, gjithashtu edhe Hilary Clinton dhe vetë Obama janë personat që janë më aktivë në mbështetjen e të drejtave të komunitetit LGBT
 
Dhe këtë sekretari Kerry e tregoi edhe sot gjatë takimit, duke treguar interes për situatën e komunitetit LGBT dhe mbështetjen e plotë për të gjithë personat LGBT në Shqipëri.
 
Cili ishte shqetësimi që ju ngritët?
 
Një ndër shqetësimit, duke qenë se është edhe Shën Valentini dhe unë po e përmend janë edhe ndryshimet që ne kemi propozuar në kodin e familjes ku bashkëjetesa të njihet jo vetëm mes personave të seksit të kundër por edhe mes personave, çifteve gay dhe çifteve lesbike.
 
Cili ishte mesazhi i John Kerryt në këtë rast?
 
Në Amerikë ishte një betejë që ka zgjatur për më shumë se 15 vite, kjo ishte edhe ajo çka tha zoti Kerry, mendoj se edhe në Shqipëri do kërkojë kohën e vetë.
 
Por jemi në momentin e duhur që duke marrë role models, modelet e Amerikës dhe modelet e vendeve të tjera të zhvilluara mendoj që është momenti i duhur që këto hapa të ndërmerren edhe në vendin tonë.
 
Ky ishte takimi që zgjati më tepër në kohë. Cili ishte mesazhi për shoqërinë civile?
 
Mesazhi që përcolli për shoqërinë civile është që gjithmonë duke qëndruar dhe punuar bashkërisht do arrijmë shumë më tepër gjëra.
 
Mendoj që është diçka që edhe vetë shoqëria civile e ka kuptuar, që do jemi më të fortë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
 

Më të lexuarat