Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhepa: Marrja e një guvernatori të huaj, zgjidhje e mirë për t’i kthyer besimin institucionit

Xhepa: Marrja e një guvernatori të huaj, zgjidhje e mirë për t’i kthyer besimin institucionit

Postuar: 09/09/2014 - 14:03

Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka hapur debatin e zgjedhjes së një figure të re në krye të financave të vendit. Një tezë e artikuluar së fundmi nga mazhoranca është edhe ajo e një Guvernatori të huaj. Ish-deputeti demokrat Selami Xhepa, në një intervistë në media, thotë se një guvernator i huaj mund të jetë zgjidhje shumë e mirë për t’i kthyer besimin institucionit.
 
“Pavarësisht dorëheqjes në Këshillin Mbikëqyrës, dhe arrestimit të Fullanit unë e shikoj si fillimin e zgjidhjes së problemit. Struktura e bankës është e rëndësishme të rifreskohet me personalitete e figura të reja. Teza e marrjes së një guvernatori të huaj nuk është e re, ka patur shembuj në shumë vende të botës. Kjo praktikë është zbatuar në ato raste kur vendi ka kaluar në kriza të rënda financiare, me qëllim rikthimin e besimit të sistemi bankar.
 
Marrja e personaliteteve nga bota akademike globale apo financiarëve të njohur rikthen besimin. Ideja për një guvernator të huaj me duket shumë e pranueshme, por që të jetë personalitet global dhe ti japë kredibilitet. Por ne rastin konkret Shqipëria ka nevojë për besueshmëri në tregun e brendshëm dhe jo atë global. Problemin ne e kemi me pjesën tonë të brendshme dhe jo me pjesën tjetër të botës", u shpreh Xhepa.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr