Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ylli Manjani bën kërkesën urgjente për Ramën: Mendoje më mirë! Çeço rrypin e pykën ka, s'ka ç'të humbë më

Postuar: 24/05/2019 - 09:55

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani reagon pas letrës së tretë publike që kryeministi Rama shkruajti për kreun e PD-se, Lulzim Basha. Ai shprehet se vetëm Rama mund ti japë zgjidhje këtij problemi. Sipas Manjanit, kryeministri duhet të lexojë dhe përdorë nenin104 të Kushtetutës.

Reagimi

"Asnjë shanc të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje" - kumton Kryeministri në letrën e tretë të mllefit kundër opozitës.

===============

Unë jam plotësisht dakort me këtë sentencë, pavarësisht dëshirës së mllefosur për të shkrirë opozitën.

Në thelb ashtu është, qeveria ndryshon vetëm me zgjedhje.

Prandaj, shpalli ato zgjedhje! Jepi vendit zgjidhje politike dhe parlament pluralist!

Shko në zgjedhje politike si çdo politikan normal. Në mos si Kurz, të paktën si Vuçiç apo si Gruevski.

Sot për sot je Kryeministër jo nga shumica e votave popullore, por nga marrëveshja anti-Kushtetuese me Bashën.

Ajo marrëveshje ra, ndaj duhet të vendosë populli për përfaqësimin e vet politik jo Ti, as Basha e as të dy bashkë ju! As të gjithë bashkë ju, pleq e të rinj politikanë!

Por, vetëm Ti ke në dorë zgjidhjen e problemit. Lexoje dhe përdore nenin104 të Kushtetutës. Ai nen është shkruar për këtë ditë.

Shko në zgjedhje, i padorëhequr ashtu siç je!

Shko në zgjedhje dhe o konfirmo veten në krye të qeverisë, ose lëre me kaq kët aventurë!

Lëri bashkitë, se siç i merr në dorëzim nga Çeçua do ja japësh prap Çeços si Çeçua!

Mendoje më mirë! Çeço rrypin e pykën ka, s'ka ç'të humbë më. Ai që humb je vetëm ti...

Sinqerisht.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 14:50

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të dalë mesditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00.

Postuar: 20/06/2019 - 14:47

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën politike, ndërsa apelon për palët që të refle

Postuar: 20/06/2019 - 14:30

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se do të ndëshkohen të gjithë

Postuar: 20/06/2019 - 14:25

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me reagimet që

Postuar: 20/06/2019 - 14:25

Publikimi i përgjimeve të reja të ‘Bild” ka rindezur sërish debatin.

Postuar: 20/06/2019 - 14:15

Partia Demokratike në Dibër ka reaguar nëpërmjet ish-deputetit Xhemal Gjunkshi pas përgjimeve të

Postuar: 20/06/2019 - 14:00

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Kujtim Gjuzi i ka dërguar një mesazh ish liderit të PD, për prot