BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Politike

Ylli Manjani jep mesazhin e fortë: Për mua është i mbaruar...

Ylli Manjani jep mesazhin e fortë: Për mua është i

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e sotme të kryeminstrit Rama, i cili tha se është pro listave të hapura për zgjedhjet e ardhshme.

Manjani shkruan:

E thënë shkurt.

Nëse marrëveshjes konsensuale për reformën zgjedhore i shtohen kate nga opozita e Myslymit dhe bojra nga Rama ajo është thjesht një ndërtim pa leje.

Rama vetë ka futur këtë koncept, kur i quan pa leje edhe godinat me leje por me shtesa kati.

Idem e njëjta situatë edhe me marrëveshjen zgjedhore "me leje". Ndalimi i koalicioneve dhe listat e hapura janë ndërhyrje në strukturën e sistemit.

Konkurrimi me koalicione është thelbi i këtij sistemi zgjedhor. Rama e kërkoi këtë sistem kur ishte në opozitë, për të detyruar partitë e vogla (veçanërisht LSI) të futeshin në aleancë parazgjedhore. Kur LSI i shkon në koalicion është në rregull, në të kundërt Ai ndalon koalicionet dhe e bën sistemin një monstër elektorale.

Ndërkohë, publikut i intereson pasja e një sistemi të ndershëm e përfaqësues dhe jo të ndryshueshëm sipas hallit të Ramës.

Ndalimi i koalicionit është devijim strukturor i sistemit zgjedhor. E bën atë krejt tjetër nga ai që u miratua në Kushtetutë me konsensus asokohe. Ndalimi i koalicioneve është bonus për qeverinë, e cila megjithse nuk ka shumicë në popull, merr shumicë mandatesh. Ka sistem më monstruoz sesa kaq?!

Ndaj ky ndryshim që propozon të bëjë konsiderohet NDRYSHIM SISTEMI dhe pa konsensus.

Është fare e thjeshtë.
Të gjitha të tjerat janë mendime e opinione sipas këndvështrimit.

Thelbi është ky:
Rama po ndryshon sistemin zgjedhor pa konsensus.

Kaq!

A i del për hajër apo me qeder, kjo mbetet për tu parë. Për mua është i mbaruar, sido që ta bëjë sistemin. Por kjo është temë tjetër që i takon palëve politike për ta elaboruar.

Më të lexuarat