Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Yuri Kim 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik: Palët të lëshojnë pe, të hiqet dorë nga kërkesat që dalin jashtë rekomandimeve të ODIHR

Yuri Kim 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik: Palët

Ndërkombëtarët kanë intensifikuar lëvizjet për të zbutur palët, në mënyrë që të finalizohet me konsensus reforma zgjedhore. E diela ishte afati i fundit për të miratuar reformën zgjedhore, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi nuk u arrit konsensusi, edhe pse palët ishin zotuar ta mbyllnin reformën zgjedhore më 31 maj. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vënë në rresht PD, PS, LSI dhe opozitën e re, duke zhvilluar me ta 2 takime. Mësohet se katër anëtarët e Këshillit Politik, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, kanë shkuar mesditën e djeshme në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ndërsa pjesë e takimit ishin edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Sipas informacioneve, mësohet se në takim tre diplomatët e huaj të atashuar në vendin tonë kanë kërkuar nga Këshilli Politik që të mbyllin sa më parë reformën zgjedhore, duke qenë se ky është një premtim që iu është bërë qytetarëve shqiptarë, por edhe për faktin se është një nga kushtet e Brukselit sa i takon integrimit europian të Shqipërisë. Ndërkohë, pas takimit me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, zoti Bylykbashi dhe Vasili kanë “zbarkuar” në selinë blu, ku u takuan për rreth një orë me kryedemokratin Lulzim Basha. Mësohet se zoti Vasili dhe Bylykbashi kanë informuar zotin Basha mbi detajet e takimit që patën me ambasadorët. Ndërkohë, pas konsultave për rreth 1 orë në selinë blu, ata janë zhvendosur sërish në rezidencën e Yuri Kim, ku kanë vijuar takimin deri në orët e mbrëmjes.

SHBA: Palët të lëshojnë pe

Por në mbyllje të takimit që ka zgjatur rreth 9 orë mes 4 anëtarët e Këshillit Politik, treshja e ambasadorëve kanë dalë në një konferencë për mediat. Fillimisht ka qenë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila u shpreh se orët e diskutimit kanë qenë të vështira, por me përparime, ndërsa iu bëri thirrje palëve politike që të lëshojnë pe, pasi sipas reforma zgjedhore është tejet e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Madje, e prerë dhe e drejtpërdrejt, zonja Kim iu kërkoi palëve që të hiqeni dorë nga propozimet jashtë rekomandimeve të ODIHR, duke shigjetuar kështu opozitën. “Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë duhet të japin që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese. BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime. Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse nuk ka konsensus për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim. Pra, duket qartë që ky ishte një mesazh për PD-LSI, pasi këto të fundit kanë kërkuar që identifikimi biometrik të shtrihet në të gjithë vendin dhe Kolegji Zgjedhor të zëvendësohet nga Gjykata Kushtetuese. Që të dy këto kushte nuk janë në rekomandimet e OSBE/ODHIR, pasi këto organizma kërkojnë që identifikim biometrike të bëhet në 90% të vendit dhe jo në 100% siç kërkon opozita. Ndërsa sa i takon depolitizimit të komisionerëve, kjo është kërkesë e OSBE që e mbështet edhe PS, duke treguar që mazhoranca është në një linjë me ndërkombëtarët. Ndërkohë, ambasadori britanik, Duncan Norman iu bëri thirrje palëve për të gjetur konsensus. “Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje të lira herës tjetër. Le të përfundojmë punën”, deklaroi Norman.