BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Politike

Yuri Kim dhe ministrja e Mbrojtjes firmosin kontratën e rëndësishme, ambasada e SHBA jep detajet çfarë bëhet fjalë

Yuri Kim dhe ministrja e Mbrojtjes firmosin kontratën e

Ambasadorja e SHBA,Yuri Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka kanë firmosur një marrëveshje për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Krah për krah me aleatin tonë strategjik për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi i Shqipërisë në momentet më kyçe të historisë treguan sërish se janë në krah të vendit tonë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

Sot, me ambasadoren Yuri Kim nënshkruam kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.
Helikopterët "Black Hawk" që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.”-shkruan ministrja.

Ndërsa edhe ambasada e SHBA ka shpërndarë mesazhin e Kim për vendin tonë.

"Ky program përfaqëson shkëlqyeshëm dy aleatë që punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta të sigurisë. Siç e dini, ky nuk është vetëm një dhurim i pajisjeve amerikane të mbrojtjes. Ky është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën... Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas". Ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë për nënshkrimin e Letrës së Ofertës dhe Pranimit të Helikopterëve UH-60 Blackhawk.”-shkruhet në postimin e ambasadës në Facebook.