BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Politike

Yuri Kim i vë të gjithë në rresht, Rama tërhiqet nga listat e hapura dhe heqja e koalicioneve pas presionit të SHBA-BE, përplasje në Parlament

Yuri Kim i vë të gjithë në rresht, Rama tërhiqet nga

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka arritur të vërë në rresht politikën shqiptare. Nga Basha, te Rama e Meta kanë tentuar një sërë manovrash për të përmbushur kauzat e tyre, por me ardhjen e ambasadores amerikane, situata ka ndryshuar dhe të gjithë janë ulur “në gjunjë” para saj. Meta tentoi të hidhte në erë reformën në drejtësi. Të gjithë e mbajnë mend tubimin e 2 marsit, kur ambasadorja deklaroi hapur se nuk duhet të keqpërdoret flamuri amerikan. Më pas Yuri Kim dhe Meta patën një takim dhe presidenti u bë pulë. Pas tij ishte opozita që tentonte pazare me reformën zgjedhore. Kim vuri në rresht PD, PS dhe LSI dhe i detyroi të firmosnin draftin e reformës zgjedhore. Por së fundmi u dhanë sinjale se PS po tentonte një pakt me opozitën parlamentare, për të shkuar te listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore. Dukej sikur konsensusi ishte gjetur, por sërish ambasadorja amerikane dhe BE kanë prishur planet. Kohët e fundit Soreca e Kim kanë lëshuar një sërë ultimatumesh që të mbyllet pakti i 5 qershorit dhe kjo ka detyruar PS të tërhiqet nga flirtet me deputetët e opozitës parlamentare.

Rama jep sinjale tërheqje

Kryeministri Edi Rama foli dje në sallën e Parlamentit mbi reformën zgjedhore. Ndryshe nga seancat e mëparshme ku paralajmëroi se draftin e 5 qershorit e ndante një fije peri nga grisja, dje shefi i qeverisë kërkoi nga opozita parlamentare që të reflektonte dhe të tërhiqej nga kushtet. Kushti kryesor i saj janë listat e hapura. “Dhe ku dua ta kujtoj, t’ia kujtoj juve tani, – se ata të tjerët nuk janë këtu dhe çuditërisht kanë një vetëndjerje të habitshme që dërgojnë edhe ultimatume nga jashtë për çfarë duhet të bëjë Kuvendi, – që edhe Partia Socialiste ka të drejtën të thotë diçka, apo jo? Jeni një pakicë e ndarë në dy pakica dhe vini dhe vetëm kërkoni, vini dhe vetëm i “bini këmbës” kur i thonë, për të marrë sipas jush atë që i duhet popullit, se në emër të popullit flisni të dyja palët, ndërkohë që vullnetin e popullit në këtë Parlament e përfaqësojmë ne si vullnet qeverisës dhe si vullnet udhëheqës i këtij vendi. Nuk e përfaqësoni as ju, as ata”, tha Rama.

Listat e hapura

Por Rama dje deklaroi se listat e hapura nuk do zgjidhin gjë dhe u shpreh se është gati të bisedojë, por nuk dha garanci për rezultate, duke treguar qartë se PS po bën një hap pas. “Unë nuk besoj në efektin e tyre çudibërës ashtu sikundër unë mendoj që listat e hapura e ndërlikojnë në mënyrë të qenësishme procesin e administrimit të votës, sepse jeni të gjithë të vetëdijshëm, jeni të gjithë dëshmitarë, kush më shumë e kush më pak, që në procesin e administrimit të votës, sidomos në procesin e numërimit të të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuhet është: nuk është e lehtë. Tani po të llogarisim ata trena dhe bashkë brenda në çdo vagon lista të hapura dhe po t’i kthehemi pak kohës dhe të shohim sa zgjat numërimi, sot, me lista të mbyllura nuk e di se si dhe kur ne mund të mbarojmë një numërim të pakontestueshëm”, tha Rama. Kryeministri e la të hapur mundësinë e dështimit të negociatave me opozitën parlamentare, por kërkoi prej tyre reflektim pasi nëse dështojnë negociatat rrezikon të dështojë dhe drafti i 5 qershorit. “A arrijmë, apo nuk arrijmë të merremi vesh këtë do ta shohim në proces, por sigurisht që procesi është me një risk shumë të lartë, për faktin se po nuk u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërimin partiak me të cilin ju duhet të bini dakord, sepse ndryshe i bie pastaj që ne t’u themi atyre që janë jashtë çfarë bëmë me ju nuk vlen më, se tani do e bëjmë me këta. Ne nuk jemi në kushtet kur kemi bërë ndonjë martesë, që ta dish se ti (Murrizit) e vuan shumë idenë e martesës time me Lulin, nuk ka ndodhur, por një krushqi e kemi në këtë rast, është e vërtetë, por kemi një krushqi të dyfishtë, edhe me ata, edhe me ju që duhet ta bëjmë për të nxjerrë rezultatin nga salla, përndryshe ngelemi pa asgjë dhe na bie e gjithë ajo për të cilën të gjithë jemi të interesuar”, tha ai. Por luajaliteti i kryeministrit ka shkaktuar përplasje me opozitën. Deputetët u irrituan pas fjalës së tij ku nuk munguan debatet me Ruçin, i cili nuk u dha fjalën. Kjo solli braktisjen e sallës nga opozita parlamentare. Sipas burimeve, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, mund të ketë të tjera bojkote çka tregon se situata është acaruar në Parlament.

Më të lexuarat