BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

Yuri Kim jep lajmin e rëndësishëm: Kemi një marrëveshje, topi është në fushën e Lulzim Bashës

Yuri Kim jep lajmin e rëndësishëm: Kemi një

Menjëherë pas largimit nga rezidenca e ambasadës së SHBA të Oerd Bylykbashit dhe Rudina Hajdarit, Kim ka dalë së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorin britanik Duncan Norman ku falënderoi të gjitha palët.

“Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet të jepnin më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që dhanë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt integrimit në BE .Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa doemthënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR por që do të shiheshin si një mundësi e mirë. Ka ardhur koha për opozitën, për mikun tim Luli Basha, që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thonë “po” për popullin shqiptar. Topi është në fushën e tij, e ardhmja në duart e tij”, shprehet Yuri Kim.

Më të lexuarat