BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Politike

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim duket se i ka dërguar një mesazh të koduar qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në disa momente ka dalë nga kostumi i shefit të qeverisë, teksa ka leshura kritika, kunja dhe ironi në adresë të ambasadores Kim, të cilën madje e ka krahasuar edhe me Sekretarët e Partisë së Punës në kohën kur Shqipëria drejtohet nga diktatori Enver Hoxha. Por pavarësisht kësaj gjuhe të ashpër të Ramës, i cili ndërkohë ka hedhur akuza edhe ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit sa i takon disa raporteve të nxjerra nga ky institucion që “nxijnë” Shqipërinë, duke i cilësuar kopje të vjetra, ambasadorja Kim është treguar e kujdesshme dhe nuk ka rënë në nivelin e kryeministrit shqiptar. Megjithatë, kur vjen punë “për t’i tërhequr veshin qeverisë”, duke qenë se SHBA-të janë një ndër partnerët më të mëdhenj dhe strategjik të Shqipërisë, që japin milona dollarë ndihma dhe shumë mbështetje në të gjitha fushat, zonja Kim nuk ka nguruar që ta bëjë këtë. Sikundër ka ndodhur dje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim ka apeluar qytetarët shqiptarë, por edhe Qeverinë, për të ndjekur rrugën e së ardhmes. “Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit. Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci”, thuhet në postimin e ambasadës, i cili shoqërohet me linkun e plotë të intervistës së ambas adores Kim që dha dy ditë më parë për emisionin “Opinion”.

Yuri Kim inkurajon SPAK dhe vlerëson Gledis Nanon

Më herët gjatë intervistës së dhënë dy ditë më parë në emisionin “Opinion”, ambasadorja Yuri Kim ka komentuar rezultatet e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vendin tonë, ndërsa solli në vëmendje, rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me burg. Zonja Kim theksoi se para reformës në drejtësi askush nuk e mendonte se ministra apo zyrtarë të larë do të mund të përballeshin me drejtësinë. Sipas saj, SPAK i ka dhënë fund pandëshkueshmërisë për personat të cilët mbrohen për shkak të pushtetit. Ndërkohë e pyetur për hetimet për çështjen e inceneratorëve, Kim është përgjigjur shkurt duke thënë: “Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.” Nga ana tjetër, ambasadorja Kim, e ka cilësuar vendim të papritur shkarkimin Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në emisionin “Opinion”, Kim madje e ka cilësuar një bashkëpunëtor të mirë Nanon, duke e vlerësuar atë si për punën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke lënë të nënkuptohet se SHBA nuk ka qenë dakord me vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta shkarkuar atë nga detyra e kryepolicit.

Ambasadorja flet për proceset zgjedhore në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur në emisionin “Opinion” mbi proceset zgjedhore në vendin tonë, por dhe për komunikimin politik mes partive politike. Sipas saj, palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë vetë gjuhën e marrëveshjeve politike, pa patur nevojën e ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve, qofte dhe të ambasadores së SHBA. “Janë njerëzit që humbasin, dhe nuk duhet që udhëheqësit politikë shqiptarë të kenë nevojë për dikë nga jashtë, përfshirë edhe ambasadoren amerikane, ju nuk duhet të keni nevojë për dikë nga jashtë për t’ju ulur në të njëjtën tavolinë, në mënyrë që të flisni për të mirën e popullit shqiptar. Kur partitë flasin, nuk do të thotë se njëra palë është blerë nga pala tjetër. Nuk do të thotë se njëra palë është peng dhe tjetra është pengmarrëse. Nuk do të thotë se ka ndonjë komplot të çmendur. Do të thotë se këta janë drejtues politikë, të cilët janë të pjekur, dhe të cilët bëhen bashkë me qëllimin për t’i shërbyer publikut shqiptar që i ka zgjedhur në atë detyrë. Këtë do të thotë”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Më të lexuarat