BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Politike

Yuri Kim mesazh Ramës, takon Bashën një ditë pasi kryeministri tha se nuk e njeh si lider të PD, e vlerëson për punën në krye të opozitës

Yuri Kim mesazh Ramës, takon Bashën një ditë pasi

Raportet e kryeministrit Edi Rama me amerikanët duket se janë ftohur. Mbështetja që SHBA i ka dhënë kreut demokrat Basha duket se nuk është mirëpritur në kampin qeveritar dhe të enjten shefi i qeverisë lëshoi një deklaratë të fortë. Edhe pse amerikanët shprehen se Basha është kreu i PD, Rama deklaroi se nuk e njeh si kryetar, ndërkohë që përmendi njësoj si Berisha, çështjen e ulëseve në Pallatin e Kongreseve. Por një ditë pas deklaratës së tij, ambasadorja amerikane ka pasur një takim me kryedemokratin Basha. Ajo e ka vlerësuar për punën që ka bërë për të forcuar opozitën dhe mbështetjen që ka dhënë në goditjen ndaj të korruptuarve, duke nënkuptuar këtu Berishën. “Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë”, tha ambasadorja.

Reagimi i PD

Lidhur me qëndrimet e Ramës ka ardhur dje edhe një reagim nga ana e Partisë Demokratike. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Partia Demokratike shprehet se në vend ekziston vetëm një opozitë dhe ajo është Partia Demokratike. “Në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është Partia Demokratike. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, thuhet në postim. Ndërkohë, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama. Me anë të një postim në rrjetet sociale, Gazmet Bardhi shprehet se opozita e vetme në vend është Partia Demokratike. Ai deklaroi se për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama, kreu i shtetit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë të njëjtin hall, që ta mbajnë Shqipërinë peng. Bardhi vijoi më tej duke thënë se Basha, Rama dhe Meta janë bashkë. “Njëri koordinon sulmin mbi Partinë Demokratike, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e Partisë Demokratike. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është Partia Demokratike. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Metën. Zgjidh Berishën e Metën dhe merr Ramën”, tha ai.

Ngjela tregon pse Rama i trembet Bashës

Ndërkohë, avokati Spartak Ngjela, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me liderin demokrat Lulzim Basha. Ai u shpreh, se kryeministri Edi Rama është tmerruar nga rritja e liderit demokrat Lulzim Basha në raport me Sali Berishën si edhe për shkak të mbështetjes që Amerika po i jep Bashës. Sipas avokatit Spartak Ngjela, rritja e liderit demokrat Lulzim Basha si likujdues i Sali Berishës rrezikon të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në 6 mujorin e parë të këtij viti.“Rama mbrëmë në bisedim në Top Channel, nuk e mbajti dot veten, ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha. Dhe ka të drejtë të jetë i trembur rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Kjo është ajo që pritet. Le ta shohim situatën ditë pas dite”, tha avokati Spartak Ngjela.

Më të lexuarat