BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

Yuri Kim paralajmëroi goditjen e kriminalitet dhe korrupsionit në vend, Manjani kap detajin në fjalën e ambasadores dhe ngre shqetësimin e madh: Tani zonja ta ndajë...

Yuri Kim paralajmëroi goditjen e kriminalitet dhe korrupsionit në

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale, pas deklaratës që bëri sot ambasadorja Yuri Kim për goditjen e kriminalitet dhe korrupsionit në vend.

Postimi i plotë:

Yuri Kim thotë: ”dhjetëra tonë drogë kalon në Shqipëri me ndihmën e shtetit”.

Krejt e saktë në konstatim.

Ashtu është, pa dakordësinë e shtetit askush nuk guxon të fusë drogë në këtë territor. Këtu nuk futet dot një arkë birrë pa dijeninë e shtetit e jo më tonelata droge.

Vetëm se deklarimit të Saj i mungon pjesa e “sinqertë”. Ajo drogë futet me dakordësinë e shtetit që Ajo e mbron dhe e propagandon si model. Ato shtetarët me të cilët zonja del në foto thuajse çdo ditë, janë “kontakte të papërshtatshme”, nëse deklarimi i saj që “shteti fut drogën” është i vërtetë.

Madje edhe me opozitarët që heshtin dhe legjitimojnë shtetin e drogës zonja e ka grurë…

Tani zonja duhet të na e ndajë, ose shteti lejon drogën dhe shtetarët (plus opozitarët që e ndihmojnë) që ajo i mbron janë përgjegjës, ose deklarata e saj e vërtetë e bën atë mbrojtëse të shtetit që merret me drogë, pra deklarata është pa kuptim.

Dmth, droga është gjë e mirë apo e keqe, se spo marrim vesh?!

Logjikë e thjeshtë kjo.