BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zaganjori pret prokurorin turk, diskutohet rritja e bashkëpunimit kundër terrorizmit dhe trafiqeve

Zaganjori pret prokurorin turk, diskutohet rritja e bashkëpunimit

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, priti dje në një takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca. Akarca ndodhet në Tiranë, me ftesë të Prokurorisë së Përgjithshme, me rastin e organizimit të Konferencës Ndërkombëtare, me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”. Në fjalën e tij, Zaganjori vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve shqiptare të drejtësisë me ato turke në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik, për të cilin organizohet dhe konferenca rajonale. Kryetari i Gjykatës së Lartë u shpreh i gatshëm për vijimësinë e këtij bashkëpunimi veçanërisht në trajtimin e çështjeve të përbashkëta penale. Ai theksoi dhe vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e frytshëm dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Akademisë Turke të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Gjatë diskutimeve, Zaganjori e njohu Akarca me funksionimin e sistemit të gjyqësorit në vendin tonë dhe Gjykatës së Lartë në veçanti, si dhe me proceset reformuese që po merren në sistemin e drejtësisë në tërësi. Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca gjatë këtij takimi shprehu konsiderata të larta mbi raportet shumë të mira me autoritetet shqiptare të drejtësisë. Ai garantoi se bashkëpunimi me Shqipërinë do të vijojë të forcohet edhe në të ardhmen, nëpërmjet shkëmbimit të vizitave studimore, organizimit të trajnimeve me tema që paraqesin interes të përbashkët si; lufta kundër trafiqeve të paligjshme, kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe atij kibernetik, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, etj. Vizita e tij ka ardhur në kuadër të një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga Prokurorisë së Përgjithshme, e cila fillon sot dhe aty marrin pjesë gjithë prokurorët e rajonit. Ndër referuesit do të jenë Gerhard Jarosch, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, James Hamilton, Komisioni i Venecias, Cataldo Motta, Antimafia e Republikës së Italisë, Frederic van Leeuë, Prokurori Federal i Belgjikës, Mehmet Akarca, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Aleksandër Lumezi, Prokurori i Shtetit i Kosovës dhe Marko Zvrlevski, Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë.

 

Më të lexuarat