BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti për shkarkimin e presidentit shkon për votim në seancë plenare, ja detajet

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti

Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbyllur hetimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Pas gati një viti zvarritje, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që tashmë topin ta kalojnë te seanca plenare. Ashtu sikundër ishte lajmëruar, dje rreth orës 14:00 u bë mbledhja e komisionit ku u bë e ditur se çështja e shkarkimit të presidentit do të mbyllet brenda korrikut. Pra PS i ka dhënë fund zvarritjes. Në datën 17 korrik, dy relatorët Halit Valteri dhe Klotilda Bushka do të dorëzojnë raportin paraprak hetimor dhe në datën 20 korrik komisioni do të dalë me raportin final, i cili do i shkojë seancës plenare, e cila duhet të votojë më 23 ose 30 korrik, dy seancat e fundit plenare të kësaj legjislature. “Pra zonja Bushka dhe Valteri do të hartojnë raportin paraprak për gjetjen e këtij hetimi. Por unë e deklaroj të mbyllur hetimin administrativ sipas planit të hetimit. Plani i hetimit është ezauruar tërësisht. Dhe nëse nuk keni prova të tjera unë dua ta hedh në votim ta deklarojmë të mbyllur hetimin administrativ. Në mbledhjen e radhës presim raportin. Mbledhja do të jetë shumë e shpejtë. Datë 17, ditën e premte na duhet raporti paraprak, që të hënën të diskutojmë përfundimtarin. Biem dakord që në datë 17 të zhvillojmë mbledhjen e radhës për raportin paraprak? Dhe në datë 20 korrik do të zhvillojmë diskutimin dhe miratimin. Në datë 17 do të zhvillojmë mbledhjen e radhës për prezantimin e raportit paraprak dhe më pas në mbledhjen e datës 20 diskutimi mbi raportin përfundimtar”, tha kreu i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja. Sipas burimeve të gazetës, ekziston mundësia që të dilet me dy raporte, një nga ana e mazhorancës dhe një nga ana e opozitës. Po ashtu PS nuk ka ende një vendim final nëse do e shkarkojë Metën apo jo. Pritet të ketë një mbledhje grupi dhe aty të merret vendimi politik. Ka disa skenarë që fliten në prapaskenë. I pari është që komisioni hetimor ta dërgojë në seancë plenare raportin e shkarkimit dhe ai të rrëzohet aty duke qenë se votimi do jetë i fshehtë dhe duhen 94 vota. Skenari i dytë është shkarkimi nga Kuvendi dhe t’i lihet Kushtetueses të vendosë.

Provat e mazhorancës

Gazeta “SOT” ka siguruar listën e provave që ka administruar komisioni hetimor kundër presidentit. Dje në mbledhje ishte Ulsi Manja që lexoi disa prej tyre, ku bie në sy se kemi një listë me 36 prova, të cilat mund të sjellin shkarkimin e presidentit. Së pari janë provat që kanë të bëjnë me anulimin e datës së zgjedhjeve. Prova e parë është vendimi i Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi indirekt dekretin e presidenti duke refuzuar Partinë e Unitetit Kombëtar të çregjistrohej nga zgjedhjet. Më pas janë shkresat e presidentit dhe raportet e policisë dhe prokurorisë mbi krimet zgjedhore që solli dekreti i presidentit. Po ashtu është shkresa sekrete ku Meta pretendon se do të digjej Kuvendi dhe raporti i Komisionit të Venecias, i cili rrëzoi presidentin. Grupi i dytë i provave ka të bëjë me armimet në Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për një sërë shkresash të shkëmbyera mes institucioneve dhe në fund raporti i Venecias, i cili i dha disi të drejtë presidentit.

Dilemat e mazhorancës

Edhe pse mazhoranca vendosi t’i jepte fund zvarritjes, duket se ka shumë dilema për shkarkimin e presidentit. Ai që do vendosë është Parlamenti në seancë plenare dhe nuk i dihet se si do të përfundojë. Kohët e fundit kemi parë një qetësi në raportet Rama-Meta. Emërimi i kreut të KLSH ishte një sinjal se palët kanë gjetur qetësinë. Po ashtu në disa reagime publike, vetë kreu i grupit Taulant Balla, por dhe kreu i komisionit hetimor, Ulsi Manja kanë qenë të tërhequr, çka tregon se mbyllja e punës në komision mund të jetë dhe fundi i debateve për shkarkimin e Metës pasi mund të mos kemi asnjë veprim të tillë. Mbetet të shihet se si do veprojë PS, por ky duket se do jetë test për socialistët, pasi nëse Meta nuk shkarkohet, atëherë e sigurt është se palët kanë gjetur pazaret dhe ato do të dalin në skenë zgjedhjet e ardhshme. Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta u thirr nga socialistët, të cilët më pas morën edhe përkrahjen e opozitës parlamentare. Ai u ngrit më 8 korrik dhe në përbërje të tij ka pasur Ulsi Manjën, Klotilda Bushkën, Vasilika Hysin, Bashkim Finon, Alket Hysenin, Adriatik Alimadhin, Alban Zenelin, Halit Valterin dhe Krenar Rryçin. Në qendër të hetimeve do të ishte veprimtaria e presidentit Meta në lidhje me anulimin që ai i bëri më 11 qershor zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, zgjedhje të cilat u mbajtën pa praninë e opozitës, vetëm me kandidatë të Partisë Socialiste dhe Bindjes Demokratike. Por në muajin tetor, këtij komisioni iu shtua edhe çështja e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese, ku socialistët pretenduan se emërimi i Arta Vorpsit ishte i ligjshëm dhe mënyra se si veproi presidenti, duke emëruar përkundër saj Marsida Xhaferllarin, ishte në shkelje kushtetuese. Venecia i dha të drejtë presidentit dhe lëkundi entuziazmin e mazhorancës, pasi tani socialistët janë në provë.

Më të lexuarat