Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish-ministra të PD-PS-LSI drejt përballjes me drejtësinë, ja si Llalla pushoi hetimet për ta

Postuar: 13/01/2018 - 10:54

Dosjet më të mëdha të aferave në vendin tonë rrezikojnë të rihapen. Kryeprokurorja Arta Marku ditën e enjte ngriti një grup pune për të hetuar vendimet e të gjithë prokurorëve në vend dhe kjo do të thotë se mjaft çështje sensitive mund të rihetohen nëse zbulohet se janë mbyllur në shkelje të ligjit. Por kush janë këto dosje? Cilat afera mbylli Adriatik Llalla, duke amnistuar shumë zyrtarë? Gjatë 5 viteve që ai ishte në detyrë u hetuan 9 ministra e ish-ministra, ku për 8 prej tyre hetimet u pushuan në mënyrë të mistershme. Bëhet fjalë për anëtarët të PD, PS dhe të LSI. Një çështje sensitive ka qenë ajo e check up në shëndetësi, ku u hetuan ish-ministri Ilir Beqaj dhe ish-ministrja Milva Ekonomi, e cila në kohën e firmosjes së kontratës ishte zv/ministre e Shëndetësisë. Madje kjo e fundit është marrë dhe në pyetje nga organi i akuzës. Një tjetër emër me dosje në prokurori është ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto. Në prokurori ka një dosje ndaj tij për privatizimin e “Albpetrol”. Gjatë kohës së qeverisë “Berisha”, Haxhinasto ishte ministër i Energjisë dhe personi kyç që firmosi privatizimin. Mirëpo pasi u arrit marrëveshja, kompania u largua, pa lënë si garanci 85 milionë euro, siç parashikohej në kontratë. Për këtë rast kanë nisur hetimet por që prej vitesh nuk ka asnjë konkluzion. Pra janë 3 ministra të qeverisë aktuale me dosje në prokurori dhe të gjithë do kalojnë në sitë nga SPAK.

Ish-ministrat e qeverisë “Berisha”

Përveç ish-ministrave të qeverisë “Rama”, të rrezikuar janë dhe ish-ministrat e qeverisë “Berisha”, pasi dhe dosjet e mbyllura për ta mund të rihapen. Ndër të parët që rrezikon të jetë në hetim është pikërisht Lulzim Basha, pasi ndaj tij ka një sërë akuzash. Së pari është rruga Durrës-Kukës, ku Basha i shpëtoi hetimit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj tij është 21 Janari, pasi Ministria e Brendshme ka bërë një padi, por që Adriatik Llalla e mbylli. Po ashtu ka dhe dy kallëzime të tjera për abuzime me lejet e ndërtimit si kryetar bashkie i Tiranës. Pra, janë 4 akuza ndaj Lulzim Bashës. Emra të tjerë janë Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu. Të dy të kallëzuar për skandalin me rrugën Durrës-Kukës, pasi morën kredi me interes shumë më të lartë se normalja. Po ashtu të rrezikuar janë Genc Ruli e Florion Mima, pasi janë nën hetim për privatizimin e OSSH. Dyshimet janë se ata kanë abuzuar me marrjen e CEZ. Një tjetër emër është Arben Imami. Ndaj tij ka pasur një sërë padish për abuzime si ministër i Mbrojtjes dhe pritet që dosjet të rihapen.

Zyrtarët e lartë

Përveç ministrave dhe ish-ministrave, ka në prokurori dosje dhe për deputetë, ish-deputetë dhe zyrtarë ministrish dhe drejtorish. Një emër është ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, i akuzuar për shpërdorim detyre. Një tjetër emër i njohur është Arben Seferi, ish-Administrator i CEZ, ku dhe ai ishte nën hetim. Po ashtu në prokurori janë kallëzuar nga KLSH me dhjetra punonjës ministrish të akuzuar për abuzime me tenderat. Në prokurori janë kallëzuar zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme. Hetimet për të vijojnë dhe nuk ka asnjë konkluzion. Të gjithë nuk kanë përfunduar në gjykatë dhe nëse konstatohet se janë bërë shkelje, atëherë nuk është çudi që të kemi rihapje të çështjeve të bujshme.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:33

Ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri është një nga çështjet më të komentuara në vendin tonë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:32

Drejtuesi i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e Ora News, e konsideroi si katas

Postuar: 23/06/2018 - 21:23

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit “Smile Albania”.

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 21:10

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 19:54

Prej disa muajsh artistët po protestojnë kundër shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar

Postuar: 23/06/2018 - 19:51

Analisti Ilir Kulla ka argumentuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se ve