Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen emrat e 10 deputetëve të rinj që futen sot në Kuvend, ja ‘tradhtarët’ e LSI dhe PD

Postuar: 16/05/2019 - 09:16

Në Kuvendin e Shqipërisë pritet të hyjnë edhe 10 deputetë të rinj. Ditën e djeshme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, i cili shqyrtoi dhënien e mandatit të deputetit 3 kandidatëve nga listat e PD-së dhe të LSI-së, të cilët kanë pranuar të marrin mandatin.

Mësohet gjithashtu se ditën e sotme, përpara fillimit të seancës plenare do të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili do t’u japë mandatin edhe 7 deputetëve të tjerë, katër nga PS, dy nga LSI dhe 1 nga PD.

Katër deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të vijnë si rrjedhojë e dorëheqjeve të Pjerin Ndreut, Rakip Sulit, Ilir Xhakollit dhe Nuri Belbës, të cilët do të garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Si zëvendësues të tyre do të jenë kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamzë, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Përrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.

Kandidatët e tjerë që do të bëjnë betimin në Parlament janë “tradhtarët” që kanë thyer vendimin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në mes tyre janë Vasil Sterjovski nga listat e LSI-së në Qarkun e Korçës dhe Edmond Stojku nga listat e LSI-së në Tiranë, Halit Valteri nga listat e PD-së në Tiranë, Suzana Topi nga lista e LSI-së në Elbasan dhe Selami Janishehut dhe Besnik Troplinit po nga listat e PD-së për Qarkun e Tiranës.

 

DEPUTETET E RINJ NE KUVEND

PS

Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit

Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut

Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës

Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit

PD

Halil Valteri PD Tiranë

Selami Jenisheri PD Tiranë

Besnik Troplini PD Tiranë

LSI

Vasil Sterjovski LSI Korçë

Edmond Stojku LSI Tiranë

Suzana Topi LSI Elbasan

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 13:30

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë.

Postuar: 25/08/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, më anë të një postimi në Facebook ka propozuar një zgjid

Postuar: 25/08/2019 - 12:30

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali

Postuar: 25/08/2019 - 12:22

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit nuk ka bër

Postuar: 25/08/2019 - 11:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit

Postuar: 25/08/2019 - 10:47

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë sot një video në rrjetin social Facebook ku shpreh

Postuar: 25/08/2019 - 09:45

Kreu i qeverisë përgënjeshtroi lajmin se ishte larguar për pushime në Greqi, lajm i cili u publik