Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen lidhjet e dyshimta të John Kerry-t me George Soros, bashkëpunim për projekte nga Shqipëria në Kirgistan, lobime për kanabisin

Zbardhen lidhjet e dyshimta të John Kerry-t me George Soros, bashkëpunim për projekte nga Shqipëria në Kirgistan, lobime për kanabisin

Postuar: 18/02/2016 - 08:26

Katër ditë nga vizita e tij në Tiranë, zbardhen të tjera raporte dhe lidhje të dyshimta mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe spekulantit famëkeq, George Soros. Tashmë është bërë publike nga mediat amerikane se Soros i ka dhënë Kerry-t plot 23 milionë dollarë, në këmbim që ai t’i hapte një derë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave, Kerry i mori paratë në fushatën e vitit 2004 dhe në këmbim nuk i dha asgjë George Soros.
 
Megjithatë, mediat ndërkombëtare flasin për të tjera lidhje mes Kerry-t dhe Soros. Është portali “Interfax”, ai që ka shkruar disa artikuj muajt e fundit për lidhjet e tyre. Sipas këtij portali, në tetor 2015, George Soros dhe John Kerry kanë udhëtuar bashkë në Kirgistan për të inauguruar një universitet ku vetë Soros është kreu i bordit. “Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe milioneri George Soros do të vizitojnë së shpejti Kirgistanin, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një ndërtese të re në Universitetin Amerikan të Azisë Qendrore, thanë shërbimet e ambasadës amerikane në Kirgistan për “Interfax”. Shërbimet thanë se data është e panjohur, por deklaruan se George Soros, i cili është kreu i bordit drejtues, do të udhëtojë më 30-31 dhjetor”, ka shkruar në muajin tetor  portali “Interfax”. Mirëpo një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili në atë kohë kishte lajmëruar se Kerry do të inauguronte universitetin në fjalë në Kirgistan. Ndërkohë që Sekretari Amerikan udhëtoi më 31 tetor në këtë shtet, në të njëjtën periudhë kur ishte lajmëruar dhe lëvizja e George Soros. Gjatë kësaj periudhe janë me dhjetëra media që kanë raportuar për vitin e Soros në Kirgistan, por që sipas “Interfax” pas saj fshihej vetë George Soros. Nga ana tjetër edhe gjatë vizitës së Kerry-t në Tiranë u pa lidhja mes tyre pasi shumica e pjesëtarëve të shoqërisë civile që Kerry takoi, kanë bashkëpunuar me Fondacionin Soros. 
 
Kanabisi dhe konferencat  
 
Janë të shumta mediat amerikane dhe ndërkombëtare që flasin për bashkëpunimet e Soros me demokratët dhe pushtetarë të tjerë. “News Max” ka shkruar se Soros është një nga lobistët më të mëdhenj në SHBA për legalizimin e kanabisit. Andej ajo ka shkruar se ai ka shpenzuar rreth 80 milionë dollarë për këtë gjë. “Së fundmi është zbuluar se Soros ka shpenzuar rreth 80 milionë dollarë gjatë dy dekadave për të lobuar mbi legalizimin e kanabisit”, shkruan portali. Po ashtu në të është theksuar dhe një akt tjetër, ku Soros ka marrë pjesë në aktivitet të zhvilluara nga qeveria amerikane. “Ai ishte i ftuar për të folur në një event të organizuar nga Qendra George C. Marshall, për studimet mbi sigurinë, e drejtuar nga departamentet e mbrojtjes gjermane dhe ato amerikane”, është theksuar në portal. Një hapësirë e madhe i është kushtuar edhe zgjedhjeve të vitit 2004, ku kjo faqe raporton se Kerry përfitoi 23 milionë dollarë nga George Soros. “Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kishte vendosur që të prezantojë mikun dhe donatorin George Soros në një forum privat të Departamentit të Shtetit. Kjo është më shumë se evidente se Soros po përdor lidhjet e tij me demokratët në funksion të interesave të tij ekonomike dhe në plotësim të qëllimeve të tij politike, thonë kritikët”, është shprehur portali.  Kliti Topalli
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:56

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga protesta e opozitës ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela. Sipas tij nesër do të shohin të gjithë shqiptarët partnerin e tyre të madh, Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Postuar: 15/02/2019 - 22:08

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është

Postuar: 15/02/2019 - 21:45

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shprehet se populli e njeh shumë mirë se kush është

Postuar: 15/02/2019 - 21:01

Opozita e bashkuar ka thirrur qytetarët në protestën e së shtunës (16 shkurt), në atë që e quan

Postuar: 15/02/2019 - 20:34

Vetëm pak orë përpara protestës së opozitës në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jep

Postuar: 15/02/2019 - 20:32

Ish-zv.minsitri i qeverisë së Edi Ramës, Taulant Muka deklaron se  ai nëse do të ishte në

Postuar: 15/02/2019 - 20:21

Ish-funksionar i lartë policie dhe sot deputet i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu foli sonte në