BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhen përplasjet për paktin e detit, Rama gati të anashkalojë Metën, Gjermania dhe Greqia ultimatum Presidentit të tërhiqet nga bllokada

Zbardhen përplasjet për paktin e detit, Rama gati të

Pakti i ri i detit me Greqinë vijon të mbetet peng i presidentit Ilir Meta. Ndonëse kanë kaluar mbi 3 muaj qëkur është finalizuar drafti mes dy grupeve negociatore, kreu i shtetit refuzon të japë autorizimin që marrëveshja të shkojë në Parlament për miratim. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit marrëdhëniet mes tij dhe qeverisë janë ashpërsuar ndjeshëm, pasi Ministria e Jashtme i ka kërkuar Metës që të shprehet për paktin, pasi koha nuk pret. Mirëpo Meta vijon bllokadën bashkë me një prej negociatorëve. Sipas burimeve, pas takimit të fundit në qershor, të gjitha dokumentet që ka kërkuar Meta i janë vënë në tavolinë, bashkë me opinionet e negociatorëve. Por kreu i shtetit nuk është ende i bindur. Por në Ministrinë e Jashtme kanë lindur dyshime se Meta po e mban të bllokuar për ego personale dhe jo për shkak të asaj që paraqitet në draft. Gazeta pak ditë më parë e deklaroi se Meta po kërkon pazare për drejtimin e disa institucioneve dhe në shenjë presioni ndaj qeverisë po bllokon gjithçka që ka në dorë. Por gazeta ka mësuar se kryeministri Edi Rama shumë shpejt mund të bëjë një lëvizje surprizë. Sipas burimeve, Greqia dhe Bashkimi Europian, kanë kërkuar që të avancohet me këtë proces, pasi është jetik për hapjen e negociatave. Për këtë arsye qeveria pritet që të dalë me një plan “B”. Sipas burimeve, nëse Meta vijon të mbajë të bllokuar marrëveshjen, socialistët  do e anashkalojnë duke e dërguar drejt e në Parlament për miratim. Në këtë mes ka pikëpyetje, pasi mund të mendohet se ky pakt do ketë fatin e atij të 2009. Kushtetuesja e rrëzoi paktin e 2009, pasi qeveria e Berishës anashkaloi Presidentin. Por një burim pranë qeverisë i tha gazetës se në këtë rast ndryshon situata. MEPJ e ka marrë fillimisht autorizimin e Metës dhe detyrimi i Kushtetueses është përmbushur. Arsyeja që atij i është kërkuar mendim së fundmi është vetëm për ta respektuar. Sipas tyre, kjo nuk e ndalon qeverinë që ta dërgojë direkt paktin në Parlament.

Reagojnë ndërkombëtarët

Atë që gazeta “SOT” e kishte thënë prej ditësh se Meta bashkë me njërin prej negociatorëve po bllokojnë paktin e detit, e konfirmoi vetë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Ai priti dje në një takim homologun gjerman Heiko Maas, i cili ishte dhe në Tiranë, ku në fokus kanë qenë dhe bisedimet për kufirin detar Shqipëri-Greqi. Kotzias deklaroi hapur se është Meta ai që ka bllokuar paktin dhe dërgoi një mesazh të qartë që të mos ketë vonesa. “Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga Ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, tha Kotzias në një prononcim të shkurtër për shtyp. Sipas medieve greke, ka qenë vetë ministri gjerman ai i cili ka kërkuar në takim që të mos ketë vonesa në zgjidhjen e konflikteve me fqinjët. Por gazeta ka mësuar se në takimin që Mass ka pasur me Metën të mërkurën, është diskutuar dhe për këtë çështje. Ai ka kërkuar që të mos ketë vonesa. Pra duket se Ilir Meta është në presionin e ndërkombëtarëve. Burime të gazetës thanë se ai po përdor një prej negociatorëve për të mbajtur peng marrëveshjen. Por duket se qeveria nuk do presë gjatë, pasi Meta po jep sinjale se do presë Gjykatën kushtetuese, e cila mund të mos ngrihet për 7-8 muaj. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat