Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhen prapaskenat/ Dështon seanca, Agron Tufa bën propozimin "surprizë", Spartak Braho i jep përgjigjen e prerë: Unë edhe të fal...

Postuar: 12/06/2019 - 13:13

Dështon seanca e pajtimit mes kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa dhe disa personave që i akuzon se e kanë fyer dhe shpifur.
 
Bëhet fjalë për Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën dhe Fatos Tarifën dhe një gazetë të përditshme.
 
Në seancën gjyqësore Tufa ofroi pajtimin me kusht që të ketë një ndjesë publike nga të pandehurit, fakt që nuk pranua nga pala tjetër. 
 
Para gjykatës, të pandehurit, Braho, Brokaj, Vukaj, Duka, Tarifa mohuan të kenë fyer dhe shpifur në emrin e Agron Tufës. Sipas tyre, komentet dhe shkrimet kanë qenë në numër shumës dhe jo personalisht për kreun e institutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit.
 
Pjesë nga debati
 
Agron Tufa: Nuk kam asgjë me pajtimin, por unë kam një kusht për padinë. Për të gjitha shpifjet e bëra ndaj meje, dua që të kërkohet falje publike. Dua të kërkohet ndjesë nga institucionet dhe media ku është bërë. Unë e lë këtë shteg hapur.
 
Spartak Braho: Unë nuk jam kundër pajtimit dhe dua të them se e fal Agron Tufën për shpifjet dhe drejtimin e gabuar të institucionit.

Agron Tufa: Falja është një gjë e mirë, por fal i dëmtuari. Sepse u tha nga i nderuari Braho që më fal. Falja duhet të bëhet nga akuzuesit për shpifjet që janë bërë ndaj meje. Unë mbroj emrin tim të ngritur nga edukata familjare dhe shoqërore.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arrestuarit që u përplsën ditën e djeshme me policinë.

Postuar: 19/06/2019 - 12:37

Deputeti i opozitës të re Lefter Maliqi u bën thirrje ish-kolegëve të tij policë që të mos i bind

Postuar: 19/06/2019 - 12:30

Tabloidi gjerman pitet të publikojë nesër dhe 10 audiopërgjime të reja në lidhje me shitblerjen e

Postuar: 19/06/2019 - 12:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.

Postuar: 19/06/2019 - 12:14

Për gjendjen e krijuar në vend ku po ndodhin përplasje për KZAZ-të mes policisë dhe militantëve t

Postuar: 19/06/2019 - 12:11

Gjithë vendi është përfshirë në një përplasje të ashpër mes militantëve të PD e LSI, të cilët po