
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zbardhet dosja e plotë në SPAK për Ilir Beqajn, nga konflikti i interesit mes biznesmenin Ilir Rrapaj, tek shkelja e procedurave në dhënien e koncesionit të “Sterilizimit”, prokurorët specialë fusin në “skaner” pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë

Shkruar nga Rigels Seliman 20 Nëntor 2023

Gjykata e Posaçme ka caktuar mesditën e sotme për seancën e marrjes në pyetje të ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ndaj të cilit janë vendosur masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, për shkak të hetimeve për koncesionin e sterilizimit. Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bërë nga vetë prokuroria e Posaçme. Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.
Detaje nga dosja
Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë shkelur procedurat e ndjekura për dhënien e konçesionit. Sipas SPAK, procedura e hapur me negocim, është në shkelje të ligjit pasi në atë kohë legjislacioni parashikon procedurë të hapur dhe jo me negocim, në mënyrë që të kishin mundësi edhe kompani të tjera të merrnin pjesë. Sipas organit të akuzës shkeljen e ligjit për mënyrën si janë bërë procedurat, në cilësinë e ministrit Ilir Beqaj duhet që t’i kishte konstatuar. Po ashtu si ministër i Shëndetësisë Beqaj duhet të kishte konstatuar konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij Klodian Rrepaj. Një tjetër shkelje sipas SPAK është edhe fakti që në cilësinë e titullarit Ilir Beqaj duhet të kishte konstatuar se nga procedurat koncesionare janë fryrë kostot nga ana e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë që mori përsipër të bënte sterilizimin e seteve kirurgjikale. Në bazë të hetimeve me prova shkresore, SPAK ka dyshime se kompania që fitoi koncesionin është favorizuar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kjo gjë është lejuar edhe nga ish-ministri Beqaj. Ai akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim dhe ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për daljen jashtë vendit”. Sakaq, kujtojmë se në dosjen e parë për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale, SPAK ka konstatuar edhe lidhjen mes Beqaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Ata kanë udhëtuar disa herë së bashku në drejtim të Italisë dhe Vjenës. Po ashtu ka pasur edhe shkëmbime mesazhesh në e-mail midis tyre. Por veç hetimeve për korrupsion, “Pabarazi në tendera” dhe “Shpërdorim detyre”, mësohet se prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim paralel, me qëllim gjurmimin e pasurisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nga ana tjetë r, vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar me urdhër të SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Rrjeti amerikan ABC Neë s dhe Associated Press shkruajnë se ish-ministri i shëndetësisë i Shqipërisë, i cili po hetohet për korrupsion të dyshuar, duhet të raportojë në polici dhe i është ndaluar largimi nga vendi. Abc Neë s shkruan në artikullin e saj se Prokurorët e Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendit thanë se Ilir Beqaj duhet të paraqitet në prokurori çdo të premte dhe nuk mund të përdorë pasaportën ose kartën e identitetit për t'u larguar nga vendi.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
