BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhet dosja, Visho Lika, struktura të drejtësisë dhe PD puç për goditjen e qeverisë përmes skenarit “Babale”, SHISH i përfshirë në audio-përgjim

Zbardhet dosja, Visho Lika, struktura të drejtësisë dhe PD

Institucione shtetërore, persona me influencë dhe zyrtarë politikë janë përfshirë në të ashtuquajturin skandali “Babale”. Lulzim Basha dhe deputetë të tij, në fund të majit “tronditën” politikën dhe opinionin publik, pasi publikuan një audio-përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm ka qenë i përfshirë në trafiqe droge. Ky skandal solli reagime të forta politike, ndërkombëtare dhe lëkundi fort qeverinë. Por duket se gjithçka ka qenë një komplot i një sërë individëve për të rrëzuar qeverinë. Vetë kryeministri Edi Rama dje në një konferencë për mediat, u deklarua i bindur se ka qenë një skenar i mirëmenduar për të rrëzuar ekzekutivin. “I di të gjitha, nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë, në radhë të parë, të gjithë të vërtetën dhe pres që e vërteta të dalë e plotë, nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet, apo të zbutet. Natyrisht që unë nuk jap vendime, as bëj pretenca, për fat të mirë, jemi në një sistem ku detyrat janë të ndara, pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A-ja tek ZH-ja, jo me institucionet, por me emra e me mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion të mirëfilltë për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”, tha ai. Por dje është zbardhur dosja e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës.

Roli i SHISH

Vetë në fashikullin e prokurorisë bëhet me dije se në këtë skandal është përfshirë vetë Shërbimi Informativ Shtetëror. Sipas dosjes, plani për të realizuar një “film” të tillë ka nisur që në tetor 2017, kur në krye të SHISH ishte Visho Ajazi Lika. Fillimisht ka qenë Albert Veliu që e ka pranuar diçka të tillë. “Për këtë përgjim ishte pajisur nga personeli i SHISH me një pajisje përgjuese me pamjen e një çelësi pult automjeti ‘Audi’. Përgjuesi e fillonte funksionimin në mënyrë mekanike duke shtypur butonin e pultit me shenjën e hapjes së automjetit. Në momentin kur hynte në funksion përgjuesi jepte një dridhje. Përgjuesi pushonte së funksionari nëpërmjet po të njëjtit buton dhe në momentin kur pushonte jepte dridhje. Sipas Albertit, pas realizimit të përgjimit, mjetin përgjues ia kishte dorëzuar punonjësit të SHISH, i cili e kishte pajisur me të. Grupi i SHISH përbëhej nga dy persona, ku njëri komandonte. Ky grup ishte i pajisur me aparatura vëzhguese dhe përgjuese”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për dëshminë e Albert Veliut. Ky i fundit shkon deri aty, sa ka deklaruar se gazetari Jetmir Olldashi është agjent i SHISH dhe ka qenë ai që e ka ndihmuar për realizimin e skenarit. Madje ai i është prezantuar me emrin Ledio. “Personi që kreu intervistimin e që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, i cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

SHISH pranon përgjimin

Në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve. Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe shtetasit Agron Laver Hyseni të realizuar në Vlorë në datat 24 nëntor 2017, pra një muaj pas përgjimeve të pretenduara me Agron Xhafajn. Sipas prokurorisë, SHISH pranon se ka pasur gisht në ngjarje.

Organizimi i komplotit

Nëse shihen me kujdes ngjarjet, organizimi i planit ka nisur në mes të tetorit, periudhë kur Visho Lika ishte në detyrë. Ky i fundit u largua më 30 tetor. Por gazeta ka mësuar se ka pasur disa instanca që kanë bashkëpunuar me qëllim goditjen e qeverisë. Rama dje tha se ka ngritur një grup pune për të hetuar ngjarjet e fundit. Gazeta ka mësuar se ky grup pune drejtohet nga Lou Bladel, ish-kreu i Shërbimit Kundër Spiunazhit në FBI. Sipas burimeve, grupi në fjalë ka siguruar mjaft prova për rastet “Babale” dhe Xhisiela” dhe ja ka vënë në dispozicion Ramës. Por sa i takon audio-përgjimit për vëllanë e Xhafajt, është zbuluar se ka qenë një plan i mirëmenduar nga disa struktura. Ata kanë zbuluar se janë përfshirë SHISH dhe struktura të gjyqësoritdhe prokurorisë, ku jo e fundit në atë kohë drejtohej nga Adriatik Llalla. Po ashtu të përfshirë janë dhe deputetë të PD, ku më kryesori është Ervin Salianji. Në muajin tetor Salianji dhe Babale kanë realizuar mbi 14 komunikime telefonike. Madje dhe vetë Rama e deklaroi dje se ka pasur struktura të caktuar të përfshira në ngjarje. “Filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar”, tha Rama. Pra duket se ka qenë një plan shumë i strukturuar për të goditur qeverinë dhe ministrin Xhafaj. Dyshimet janë se pas Visho Likës fshihet Sali Berisha, pasi dihet që ish-kreu i SHISH e informonte për çdo gjë. Pra të përfshirë janë SHISH, Visho lika, prokuroria, gjyqësori dhe PD. Për këtë arsye pritet që prokuroria të dërgojë në gjykatë dhe përfaqësues të opozitës./ Kliti TOPALLI

Më të lexuarat