Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet drafti i PS-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore (Rudina Hajdari lihet jashtë nga çdo lloj funksioni)

Postuar: 23/10/2019 - 11:01

Janë publikuar propozimet që do të paraqiten në mbledhjen e nesërme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Mësohet ndryshimet në draftin e PS-së përfshijnë barazinë gjinore, fushatën zgjedhore, duke filluar nga financimi i partive politike, financimin e fushatës dhe monitorimin e fushatës, si dhe keqpërdorimin e administratës publike.

Sipas draftit duhet të jenë të paktën 30% gra në Kuvend dhe 50% në qeverisjen vendore, por nuk përfshihet depolitizimi i administratës Zgjedhore.

Ndërkohë çështjet e Reformës Zgjedhore janë ndarë në tre grupe, atë të sistemit zgjedhor, emigrantëve dhe financimit të partive.

Për çështjen e sistemit zgjedhor nga qeveria është caktuar Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino, ndërsa nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Nimet Musai.

Për çështjen e emigrantëve është caktuar nga qeveria Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, dhe nga opozita Korab Lita e Adriatik Alimadhi.

Për finacimin e partive politike është vendosur Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati nga qeveria, e nga opozita Arben Elezi dhe Ralf Gjoni.

Jashtë grupeve të punës kanë mbetur deputetja Rudina Hajdari dhe Vasilika Hysi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 19:33

Presidenti Ilir Meta pak minuta më parë në një konferencë të jashtëzakonshme nga Presidenca është shprehur se “Jemi para një situate dramatike, ku Kushtetuta po shkelet dhunshëm”.

Postuar: 22/11/2019 - 19:22

Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar, doli pak minuta më parë në një konferencë të

Postuar: 22/11/2019 - 19:10

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme nga Presidenca është shprehur se j

Postuar: 22/11/2019 - 18:59

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë të paralajmëruar për mediat, tha se vija e k

Postuar: 22/11/2019 - 18:51

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar ashpër mbi deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i

Postuar: 22/11/2019 - 18:49

Pas më parë në një reagim për VOA, Departamenti i Shtetit tha se “është në dijeni” të