Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet emri i shqiptarit të përfshirë në skandalin e Panamasë, Ismail Mulletit i dha koncesionin Sali Berisha dhe ia mbrojti në Kushtetuese Edi Rama, ja faktet

Zbardhet emri i shqiptarit të përfshirë në skandalin e Panamasë, Ismail Mulletit i dha koncesionin Sali Berisha dhe ia mbrojti në Kushtetuese Edi Rama, ja faktet

Postuar: 05/04/2016 - 14:25

Del në dritë emri i shqiptarit të parë të përfshirë në skandalin e Panamasë, i cili ka tronditur botën dy ditët e fundit. Sipas të dhënave më të fundit, nga Shqipëria janë përfshirë 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Por janë mediat izraelite ato që kanë hedhur dritë mbi kompanitë shqiptare të përfshira. Gazeta “Haaretz”, gazetarët e së cilës kanë qenë pjesë e rrjetit që zbuloi skandalin, ka treguar se mes shumë politikanëve dhe biznesmenëve është dhe një emër i njohur në Tiranë, Ismail Mulleti. Sipas medias, Mulleti është përfshirë në këtë skandal përmes kompanisë “GFI Technologies”. Pjesë e kësaj kompanie është “GFI Albania”, e njohur në Shqipëri për markimin e karburanteve. Sipas gazetës “Haaretz”, një avokat izraelit, i quajtur Assaf Halkin, ka regjistruar përmes firmës së tij në Panama 4 kompani. Mes tyre është dhe “GFI Technologies”, e regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla, në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Nga ana tjetër, “Haaretz” ka theksuar se Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar me emrin Ismail Mulleti dhe një firmë kanadeze ‘Global Fluids International S.A’, janë pronarët e kompanisë "GFI Technologies", pjesë e së cilës është “GFI Albania”. 
 
Përfshirja e Ramës dhe Berishës
 
Ismail Mulleti është një emër që ka gjetur mbështetjen e të dyja qeverive, asaj të drejtuar nga Rama dhe asaj të drejtuar nga Sali Berisha. Kompania “GIF Albania” u kontraktua nga qeveria “Berisha” për ngjyrosjen e karburantit në fund të mandatit të tij. Por edhe pse opozita e asaj kohe, qeveria e sotme, e kundërshtoi dhe premtoi largimin e kompanisë, edhe sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Bashkëpunimi i Sali Berishë dëshmohet qartë që kur vendosi kontraktimin e kompanisë për të bërë markimin e karburanteve. Pavarësisht kundërshtive, ai shpalli atë fituese. Ndërsa lidhja e Edi Ramës me Mulletin dëshmohet qartë nga një vendim që ka marrë qeveria dhe Gjykata Kushtetuese. Në 4 shtator 2013, aksioneri “Global Fluid International” ia shet aksionet “Petroleum Consulting Partners”, duke i lënë asaj 99.93%. Shoqëria konçensionare ka për administrator Vangjel Birbon dhe Dorian Deltinën. Ndonëse ishte kundërshtuar ky koncesion, Rama lejoi shitjen e aksioneve. Mirëpo Shoqata e Hidrokarbureve hodhi në gjyq të gjithë koncesionin duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi rrëzimin e vendimeve të qeverisë. Por aty u duk qartë se qeveria nuk ishte shumë pro prishjes së kontratës me kompaninë, duke bërë që ajo të vijojë sot të ketë monopolin në treg. Sipas vendimit, avokati i qeverisë ka argumentuar se Kushtetuesja nuk ka juridiksion në shqyrtimin e çështjes. Ndryshe nga sa pretendonte shoqatat, ajo thoshte se VKM nuk binte ndesh me marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit. Edhe Ministria e Financave ka qenë në të njëjtën linjë, duke thënë se nuk ka juridiksion gjykata. Fakti që kompania është mbrojtur në gjykatë, tregon përfshirjen e qeverisë aktuale. 
 
Shitja e “Taivanit”
 
Lidhjet e Ismail Mulletit nuk kanë qenë vetëm me kompaninë e hidrokarbureve. Gazetari Mitro Çela, pak kohë më parë, në një intervistë ka treguar lidhjet e Mulletit me politikën shqiptare përmes “Taivanit”, bari dhe restoranti te Parku Rinia. Sipas rrëfimit të tij, del qartë se ka pasur lidhje me të dyja kampet politike, madje dhe me Ramën e Berishën. Çela ka treguar se në janar të vitit 2005, Berisha i kishte kërkuar të ndërhynte për kalimin e pronës te Parku Rinia, nga publike në private, dhe Edi Rama, kryetar Bashkie asokohe, do përfitonte 1 milion euro. Nga ana tjetër, ai ka rrëfyer se ‘Tajvani’ ka qenë pjesë e kompanisë ‘Shqiponja’ të Partisë Demokratike. Sipas tij, tokën atje e ka pasur Ismail Mulleti. Më tej ka thënë se Ismail Mulleti ia shiti 750 mijë euro një kompanie greke dhe greku ia shiti pas tre muajsh pronarit aktual të ‘Tajvanit’, për 1 milion e 250 mijë dollarë. Rrëfimi i tij tregon lidhjen mes Mulletit dhe krerëve të politikës shqiptare. Kliti Topalli 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:43

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “Neës24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendor

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardia

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj