BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Zbardhet kërkesa e zv.kryeministres së Kosovës për Erion Braçen

Zbardhet kërkesa e zv.kryeministres së Kosovës për Erion

Zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj ka takuar në Tiranë zv.kryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, e ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Halimaj kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikoj mundësitë për pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për export dhe import, si dhe kërkesën e odës së farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.

Nga ana e tij, zv-kryeministri Brace u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngrejë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Po ashtu ai shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve tona.

Më të lexuarat