BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Politike

Zbardhet letra e fortë e deputetit të Kuvendit për SPAK-un: Mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë, diku do ti kenë shpëtuar pa i fshehur

Zbardhet letra e fortë e deputetit të Kuvendit për SPAK-un: Mos u

Deputeti Andi Përmeti teksa kujtoi vrasjen e gjyqtarit italian Giovanni Falcone nga mafia  i është drejtuar me një letër të hapur SPAK për të hetuar politikanët.

Përmeti shkruan se “për të gjetur mafien, duhen ndjekur paratë”.

Letra e hapur për SPAK nga Andi Përmeti

“Ndiq leket dhe do te gjesh mafian”.
Giovanni Falcone.

Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtesi!
Fillo hetimin kryesisht per kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend. Hetimi eshte i thjeshte. Rroga dhe te ardhurat e deklaruara qe kane:
1. Politikani
2. Gruaja/burri
3. Femijet
4. Nusja/dhendri i politikanit.
5. Familjaret e politikanit deri te kushurinjte e pare
6. Familjaret e gruas/burrit te politikanit deri te kushurinjte e pare.

Heto a i justifikojne te gjithe keta persona me rrogat dhe te ardhurat nder vite:
1. Shtepite.
2. Vilat.
3. Tokat.
4. Makinat luksoze.
5. Llogarite bankare.
6. Aksionet neper kompani dhe bizneset e ndryshme.
7. Pagesat me qindra mijera euro per shkollimim e femijeve neper bote.
8. Pushimet perrallore te tyre dhe te femijeve te tyre.
9. Shpenzimet mujore per shofere/shoqerues/zyra.
10. Kredite qe kane marre dhe menyren si i kane lare.
11. Investimet e vogla ne bashkepunim me bizneset qe me pas i jane shumfishuar nga fitimet.

Kini guxim!
Sado ti kene fshehur, sado ti kene pastruar leket e fituara, kane vjedhur, rrembyer dhe perlare kaq shume leke te taksapaguesve shqiptare nder vite, sa diku do kene lene gjurme, diku do ti kene shpetuar pa i fshehur.
Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata.

Shqipetaret presin shume nga ju.