Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet lëvizja e rëndësishme e PS-së për 30 qershorin, çon në Kolegjin Zgjedhor 4 padi

Postuar: 12/07/2019 - 16:13

Partia Socialiste ka depozituar 4 padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit për këshillat bashkiakë. Socialistët kërkojnë nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë. Padia e PS-së është dorëzuar për bashkitë e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovë. PS i kërkon Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet.

Por pse nuk mund të vendosë KQZ-ja? PS i është drejtuar Kolegjit për certifikim rezultati në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave, pasi kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar në çdo rast kundër, pasi nuk e njeh procesin dhe respekton dekretin e Presidentit.

Kjo do të thotë që do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve për këshilltarët bashkiakë si në rastin e vitit 2011 në bashkinë e Tiranës. Kështu PS-ja do të dërgojë në Kolegj padi për të gjithë bashkitë për t'i certifikuar. Kujtojmë që kryetarët e rinj të bashkive nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 12:45

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Polici

Postuar: 19/07/2019 - 12:36

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 vijojnë p

Postuar: 19/07/2019 - 12:11

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij nga selia blu deklaroi ndër të tjera se Partia Demokra

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n