Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet lista zyrtare, 16 prokurorë të Krimeve të Rënda dhe 20 gjyqtarë Apeli futen në veting, SHBA-BE piketojnë kandidatët e parë të SPAK

Postuar: 19/09/2018 - 10:05

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë nisur dje punën me qëllim ngritjen sa më shpejt të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Edhe pse politika po bën ç’është e mundur që procesi të ngecë, për ndërkombëtarët nuk ka asnjë kthim pas. Gazeta e ka thënë më herët se të parët që do garojnë për të qenë në SPAK janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Për këtë arsye dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë hyrë në veting 16 prokurorë të Krimeve të Rënda. Sapo të mbyllet vetingu për ta, ata automatikisht kanë të drejtë të bëhen pjesë e SPAK, nëse bien dakord bashkë me familjarët që të jenë në përgjim dhe t’u monitorohen llogaritë bankare. Fakti që KPK po fut në veting prokurorët e Krimeve të Rënda, duket se plani i amerikanëve është që të ngrihet sa më shpejt Prokuroria e Posaçme, e cila do të godasë në nivele të larta. KPK ka nxjerrë një listë me 36 emra që do të vetohen, ku 16 janë Prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërsa pjesa tjetër janë gjyqtarë të Apelit. “Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 45 të datës 11.09.2018 të Komisionit, më 17 shtator 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit”, thuhet në njoftimin e KPK. Fakti që janë futur në veting anëtarë të Krimeve të Rënda dhe të Apelit, do të thotë se ndërkombëtarët duan që të mos ketë asnjë vonesë me SPAK dhe KLGJ. Sapo SPAK të marrë jetë, KLGJ e KLP do hapin garën për anëtarë të SPAK dhe të parët që kanë të drejtë janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Në listën e siguruar nga gazeta bëhet fjalë për emra që kanë pasur në dorë dosje të mëdha dhe pritet që të shfarosin korrupsionin në nivele të larta.

Përcaktimet në ligj

Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar qartë se të parët që kanë të drejtë të garojnë për organet antikorrupsion janë gjyqtarët dhe prokurorët e të dyja shkallëve te Krimet e Rënda. “Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me parashikimet e ligjit”, thuhet në ligj. Kjo do të thotë se sapo SPAK të ngrihet, KLGJ dhe KLP do u hapin rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda të aplikojnë, ku sigurisht duhet që të plotësojnë 3 kushtet bazë: të kalojnë vetingun, të kenë përvojë dhe të bindin familjarët të heqin dorë nga privatësia. Por fakti që KPK po fut në veting anëtarë e Krimeve të rënda duket e ka marrë sinjal se shumë prej tyre do garojnë për SPAK. 

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 08:14

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ka bërë më dije se  i rikujton studentët që sot në orën 11:00 pret studentët për të dialoguar mbi Universitetin.
 

Postuar: 09/12/2018 - 22:13

Studentë janë treguar të ashpër duke shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit

Postuar: 09/12/2018 - 21:44

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me negociatat e kërkuara  përmes rrjetit soc

Postuar: 09/12/2018 - 21:03

Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarin

Postuar: 09/12/2018 - 20:44

Pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dialog studentëve ditën e sotme, ka reaguar dhe LSI.

Postuar: 09/12/2018 - 20:39

Rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedago

Postuar: 09/12/2018 - 20:11

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p