BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

Zbardhet ora dhe data kur Ilir Meta do takojë Bashën dhe Kryemadhin

Zbardhet ora dhe data kur Ilir Meta do takojë Bashën dhe Kryemadhin

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën 09:00.

Ishte paralajmëruar prej disa ditësh se kreu i shtetit do të priste në presidencë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin (dhe kryetarët e tjerë të partive opozitare jashtë parlamentit) për të folur për krizën politike në vend, ngërçin me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi.

Tashmë duket se presidenti po i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës jashtëparlamentare, ndërsa ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë dhe PS-së.