BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhet Pakti/ Qeveria publikon dokumentin me vendimmarrje: Ja kur do zbatohen 8 pikat e protestës së studentëve

Zbardhet Pakti/ Qeveria publikon dokumentin me vendimmarrje: Ja kur do zbatohen

Kryeministri Edi Rama hodhi hapin e parë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Në platformën "Shqipëria që duam" është krijuar një faqe,  për të dokumentuar atë që Rama e quan "Pakti për Universitetin".

Në këtë platformë janë publikuar 8 pikat e kërkuara nga studentët, për të cilat është hapur diskutimi. Ndërsa janë publikar edhe afatet e zbatimit.

Nga 8 pikat, 2 prej tyre kanë afat zbatimi fundin e janarit 2019. Këto janë ulja e tarifës me 50% dhe transparenca e buxhetit dhe financimet.

Për votën e studentëve në universitet, kryeministri Edi Rama ka lënë një afat vendimi Janarin 2019. Por thotë se kjo praktikë nuk ndiqet në asnjë vend të botës, ndaj ky vendim është duke u diskutuar.

Për transparencën e titujve shkencorë është lënë si afat fillimi i zbatimit marsi i 2019. Ndërsa për shkarkimin e gjithë anëtarëve të bordit dhe emërimin e anëtarëve të rinj me një proces të hapur, afati zbatimi është lënë shkurti 2019.

Për kartën e studentit afat zbatimi është lënë shtatori 2019.

Ndërsa përfundimi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale, afati i zbatimit është marsi 2019  

Pika 8 që ka të bëjë me vlerësimin e performacës për çdo IAL në vend, afati i fillimit të zbatimit është Mars 2019.

PIKA 1 

? Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.

? 100% për studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Këto dy kategori mund të kenë edhe një bursë prej 100 USD.

? 75% për studentët me mesatare 8 deri në 9

? 50% për studentët me mesatare 6 deri në 8

(50% po ashtu me mesatare më të ulët se sa 6, por deri në fundvitin akademik 2019-2020. Kjo bëhet për një mundësi të barabartë në një start të ri dhe për këtë arsye asnjë student, pavarësisht mesatares, nuk do të paguajë më shumë se sa 50% të tarifës deri në vitin e ardhshëm akademik).

Skema e shkallëzimit meritokratik është ende në diskutim dhe të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë me mendimin e tyre

Afati i zbatimit: Janar 2019

PIKA 2 

? Të krijohet një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë dhe çdo IAL-i publik. Faqja të shërbejë edhe si një platformë, për ekspozimin e akteve të korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.

Afati i zbatimit: Janar 2019

PIKA 3 

? Çdokush që ka njohuri për një praktikë ndërkombëtare, ku pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitet është siç kërkohet në këtë pikë, është i lutur ta bëjë publike. Momentalisht po punohet për ta adresuar këtë pikë, duke parë me detaje çështjen e përfaqësimit të studentëve në vendimmarrje, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Afati i vendimit: Janar 2019

PIKA 4

? Transparenca e titujve shkencorë është aktualisht një detyrim ligjor i Universitetit. Sidoqoftë po punohet për një propozim konkret si më poshtë, që meriton të diskutohet.

? Biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat.

Të digjitalizohen doktoraturat që janë në letër (hardcopy). Kontrolli antiplagjiaturë i tyre të kryhet nëpërmjet një softëare-i të posaçëm dhe të gjitha rastet e dyshuara t'i kthehen Komisioneve të Posaçme Universitare për rivlerësim.

? Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë nga ana e saj, të nisë Verifikimin e Kritereve të Ligjshmërisë për titujt akademikë.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

PIKA 5

? Qeveria të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR. Anëtarët e rinj të emërohen nëpërmjet një procesi të hapur, ku figura publike dhe ekspertë me profil të lartë, të zgjidhen rojtarë të interesit publik në administrimin e Universiteteve. Po hulumtohen praktikat më të mira ndërkombëtare për të parë mundësinë që njëri prej anëtarëve të vijë nga trupa studentore.

Afati i zbatimit: Shkurt 2019

PIKA 6

? Marrëveshja e nënshkruar në nëntor me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze, për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card (ESC) është një bazë shumë e mirë për finalizimin e këtij procesi

Të miratohet VKM me shërbimet që do të ofrohen me çmim të reduktuar për studentët. Të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit dhe të pajisen të gjithë studentët.

Afati i zbatimit: Shtator 2019

PIKA 7

? Të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. Të gjitha Universitetet në vend do të kenë akses në bibliotekën elektronike universitare, si dhe në databazën kombëtare të doktoraturave.

Afati i zbatimit: Mars 2019

PIKA 8

? Të nisë vlerësimi i performacës për çdo IAL në vend, ku elementët kyç do të jenë:

- Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet;

- Vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo department, fakultet dhe IAL;

- Vlerësimi i jashtëm i cilësisë, në përputhje me ”Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë”.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

Shënim: Gjithë sa më lart është në fazën e diskutimeve në grupet e punës, të cilat mirëpresin çdo sugjerim. Ndërkohë, më poshtë çdo individ i interesuar, është i ftuar të kontribuojë me opinione, ide, sugjerime a kërkesa për Universitetin në tërësi dhe universitetin apo fakultetin e tij në veçanti.

Më të lexuarat