Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, Braçe shet makinë 21 mijë euro, Haxhinasto mijëra euro nga qeratë, Spaho arsimon fëmijët në Belgjikë

Postuar: 19/08/2018 - 10:08

Zbardhet pasuria e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë. Prej disa ditësh gazeta ka bërë publike pasurinë e një pjesë të madhe të grupit të deputetëve si dhe të kryebashkiakëve, ndërsa sot po bën publike pasurinë e deputetëve që janë anëtarë të Komisionit të Ekonomisë. Sipas të dhënave të deklaruara pranë ILDKP, vetëm në deklaratën e vitit 2017, shumë nga anëtarët e këtij komisioni kanë deklaruar të ardhura në forma nga më të ndryshmet. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka deklaruar gjatë 2017, 21.700 euro të ardhura nga shitja e një makine tip ‘Mercedez Benz’. Braçe ka deklaruar gjithashtu 2.461.239 lekë të ardhura nga paga si deputet si dhe 1.860.003 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes. Ndërkohë, deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto ka deklaruar 7.200 euro të ardhura nga qeraja e shtëpisë si dhe 6.000 euro nga shitja e një automjeti tip 'Kia Sorento'. Sipas të dhënave të “Open Date”, deputeti i LSI nga ana tjetër, ka deklaruar se ka shpenzuar 26.000 euro për blerjen e një autoveturë 'Toyota Land Cruiser'. Por sa u takon shpenzimeve, nuk ngelet pas as deputeti i PD, Edmond Spaho. Kreu i grupit parlamentar i PD, ka deklaruar se ka transferuar në Universitetin Katolik të Leuven në Belgjikë, 8.460 euro. Sipas deklaratës së Spahos, kjo shumë është transferuar për arsimimin e të bijës. Por krahas kësaj, Spaho ka deklaruar: të ardhura nga funksioni i deputetit, 2 222 962 lekë; të ardhura si pagesa nga Universiteti 'Marin Barleti', rreth 120 000 lekë; të ardhura nga interesat e depozitës dhe bonot e thesarit në Credins Bank, BKT, Intesa Sanpaolo Bank, Banka e Shqipërisë, rreth 300 000 lekë; si dhe të ardhura nga qiraja e apartamentit, 324 000 lekë.

Emra të tjerë

Nga ana tjetër, sa i takon pasurisë, nuk ngelet pas as deputeti socialist Arben Pëllumbi. Deputeti Pëllumbi ka deklaruar se disponon një sërë pasurish të paluajtshme si apartamente apo troje. Ndërkohë sa u takon të ardhurave, Pëllumbi ka deklaruar 722.954 lekë të ardhura si administrator i "ABA" sh.p.k.; 436.557 lekë të ardhura nga paga neto si deputet; 47 600 lekë të ardhura neto nga honoraret e mbledhjeve të komisioneve; si dhe 204 991 lekë të ardhura nga rimbursime dhe dieta brenda vendit. Ndërsa deputetja Blerina Gjylameti, ka deklaruar kursime në Credins Bank 670.614 lekë; të ardhura nga paga si deputete 2.277.002 lekë; si dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortit. Nga ana tjetër anëtari tjetër i Ekonomisë, Dashamir Shehi, ka deklaruar si të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet për vitin 2017, shumën e 2.012.142 lekë. Por po ashtu Shehi ka deklaruar 39 952.65 lekë të ardhura edhe nga interesat e bonove të thesarit gjatë 2017, nga të cilat ka përfituar gjysmën e shumës. Por pas sa i takon të ardhurave nuk ngelet as zëvendëskryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku. Deputetja Tabaku ka deklaruar 1.408.825 lekë të ardhura vjetore neto nga paga. Por krahas pagës, Tabaku ka përfituar dhe 853.951 lekë të ardhura si rimbursim për shpenzime karburanti, telefoni, dieta dhe honorare nga mbledhjet e komisioneve. Sakaq, deputetja demokrate ka deklaruar se ka marrë në NBG Bank një kredi bankare për shtëpi me këst mujor 1.385 euro. Ndërsa deputetja e PS, Antoneta Dhima ka deklaruar 3.139.734 lekë të ardhura nga paga si deputete.

Ja pasuria e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë

Agron Shehaj, deputet i PD

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 106 m2 në Tiranë. Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 204 m2 në Milano, vlera 1.905.000 euro.

Zotëron 100% të aksioneve të shoqërisë "Sestante Holding" Srl, shoqëri e të drejtës italiane, krijuar më 15.06.2017, me kapital 10.000 euro.

Zotëron 100% të aksioneve të shoqërisë "Sestante Holding" ltd, shoqëri e të drejtës britanike, krijuar më 03.02.2014 me kapital 1 paund britanik.

Zotëron 100 % të aksioneve të shoqërisë "Ghibli" ltd, shoqëri e të drejtës britanike, krijuar më 23.06.2015 me kapital 1 paund britanik.

Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë "Sestante Holding" Srl, 17.641.573 euro.

Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë "Lokal web" Srl, për investimet e kryera nga deklaruesi në këtë shoqëri, 300.000 euro.

Të drejta të arkëtueshme në shoqërinë "Prime Capital" sh.p.k për investimet e kryera nga deklaruesi në këtë shoqëri, 378.600 euro dhe 200.000 lekë.

 Zotëron 50% të aksioneve në shoqërinë "Prime Capital" sh.p.k, krijuar më 07.09.2009 me kapital 100.000 lekë, 50.000 lekë.

Të ardhura nga paga si administrator në shoqërinë "Intercom Data Service" sh.p.k (janar-korrik 2017.), 4.230.697 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtor ekzekutiv në shoqërinë "We Web" sh.p.k, (janar-20.07.2017.), 372.000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enisa Shehaj, të ardhura nga puna pranë shoqërisë "Intercom Data Service" sh.p.k 239.946 lekë. Të ardhura pas shlyerjes së borxhit nga shoqëria "Intercom Data Service" sh.p.k, (dt. 11 - 19.01.2017.), 150.000 euro. Të ardhura pas kthimit të borxhit familjar më 09.03.2017, 340.000 euro. Bashkëshortja, Znj. Enisa Shehaj, të ardhura nga puna pranë shoqërisë "Ids Italia" Srl, 8.400 euro. Të ardhura nga shitja e kuotave të shoqërisë "Susiana Investments Limited" sipas kontratës dt. 07.06.2007, 90.000 euro.

Të ardhura pas mbylljes së llogarisë së përbashkët bankare të nida dhe Agron Shehaj më 26.07.2017 dhe kalimi i fondeve te deklaruesi, 2.187 euro dhe 2.546.360.91 lekë. Të ardhura nga shlyerja e pjesshme e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë "Intercom Data Service" sh.p.k, 1.000.000 euro. Të ardhura nga shlyerja e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë "Scelta Chiara" Srl, 65.000 euro. Të ardhura nga shlyerja e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë "Spazio Agenti" Srl, 70.000 euro etj.

Antoneta Dhima, deputete e PS

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, 3 139 734 lekë.

Bashkëshorti, Z. Panajot Dhima, të ardhura nga paga si specialist pranë Drejtorisë së Shitjes së Naftës në Albpetrol sh.a, Fier, 1 764 343 lekë.

Bashkëshorti, Z. Panajot Dhima, të ardhura nga shpërblimet vjetore si ekonomist me kohë të pjesshme në qendrën rinore 'Epoka e Re', Fier, 169 280 lekë. Djali, Z. Bruno Dhima, të ardhura nga interesat bankare për vitin 2017 të depozitës së kursimit në Bankën Credins, 1 399 lekë.

Bashkëshorti, Z. Panajot Dhima, deklaron një kontratë dhurimi automjeti, data e kontratës 14.06.2017. e njëjta kontratë deklarohet edhe nga djali, Z, Bruno Dhima, pjesa takuese 50 %. Nuk specifikohet vlera e objektit te kontratës së dhurimit ,dhe palët dhurues apo përfitues.

Arben Pëllumbi, deputet i PS

Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 52 m2 përfituar në 24.04.2014 sipas një kontrate shkëmbimi si pronar trualli. Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 223.35 m2 + verande 163 m2 përfituar në 24.04.2014 sipas një kontrate shkëmbimi si pronar trualli.

Pronar me 100 % i një njësie me sip. 128.5 m2 përfituar në 24.04.2014 sipas një kontrate shkëmbimi si pronar trualli. Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 57 m2 përfituar në 24.04.2014 sipas një kontrate shkëmbimi si pronar trualli.

Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 130.16 m2 përfituar në 24.04.2014 sipas një kontrate shkëmbimi si pronar trualli. Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 370 m2 përfituar në 24.04.2014 sipas një kontrate shkëmbimi si pronar trualli.

Pronar me 100 % i një toke me pemë me sip. 670 m2 në Vlorë blerë në mars 2008 me të ardhura nga dividentët e "ABA' sh.p.k, vlera në vitin 2007, 200 000 lekë. Pronar me 100 % i një toke me pemë me sip. 820 m2 në Vlorë blerë në shkurt 2008 me të ardhura nga dividentët e "ABA" sh.p.k, vlera më 2007, 220 000 lekë.

Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 2000 m2 në Vlorë blerë në mars 2008 me të ardhura nga dividentët e "ABA" sh.p.k, vlera në vitin 2007, 500 000 lekë. Pronar me 100 % i një trualli me sip. 400 m2 në Durrës blerë në shtator 1998 me kursime personale nga viti 1988, vlera 12 000 dollarë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 110.4 m2 në Tiranë blerë në prill 2015 me të ardhura nga shitja e apartamenteve të përfituara nga kontrata e shkëmbimit si pronar trualli e dt. 24.04.2014, vlera 124 000 euro. Pronar me 100 % i një ap. dupleks me sip. për kat 80.7 m2 në Kavajë blerë në mars 2007 dhe legalizuar në shtator 2013, vlera 50 700 euro.

Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 249.3 m2 në Tiranë blerë në prill 2013, paguar me këse nga 2006-2013 me të ardhura nga dividentët e "ABA", sh.p.k 2006-2013, vlera 16 952 400 lekë. Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 125 m2 në Tiranë blerë në tetor 2000 me 1 000 000 lekë dhënë nga prindërit dhe kursime personale që nga viti 1988, vlera 4 000 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Doriana Pëllumbi, pronare me 100 % e një ap. banimi me sip 57 m2 në Tiranë blerë në nëntor 2015 me kursime personale nga paga 2003-2008 dhe aktiviteti i avokates nga 2008 - 2013, 29 802 euro.

Të ardhura si administrator i "ABA" sh.p.k (janar - 09.09.2017.), shuma 722 954 lekë. Të ardhura nga paga neto si deputet, 436 557 lekë. Të ardhura neto nga honoraret e mbledhjeve të komisioneve, 47 600 lekë. Të ardhura nga rimbursime dhe dieta brenda vendit, 204 991 lekë.

Blerina Gjylameti, deputete e PS

Të ardhura nga paga si deputete, 2 277 002 lekë.

Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, të ardhura nga paga si drejtor i shitjeve në birra 'Korça', 720 000 lekë. Bashkëshorti, Z. Kostika Gjylameti, të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit privat, 399 200 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, kursime nga pagesat vjetore, 670 614 lekë. Kredi bankare për blerje apartamenti marrë më 06.03.2017 në shumën 13 500 000 lekë me afat deri në 24.03.2037 dhe këst mujor 74 366 lekë. Detyrimi i shlyer, 669 301 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 13 115 169 lekë. Kredia bankare në NBG Bank me vlerë 13 269 200 lekë është likuiduar plotësisht nëpërmjet pagesës për transferim kredie nga BKT më dt. 24.03.2017.

Dashamir Shehi, deputet i PD

Të ardhura nga paga dhe përfitimet e tjera financiare si deputet për vitin 2017, shuma 2 012 142 lekë. Të ardhura mujore nga mësimdhënia dhe publikime në gazeta dhe periodike të ndryshme, 150 euro ne muaj.

Të ardhura nga interesat e bonove të thesarit gjatë vitit 2017, shuma 39 952.65 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleda Shehi, të ardhura nga shitja e autoveturës tip 'Opel', 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %. Bashkëshortja, Znj. Enkeleda Shehi, të ardhura neto nga paga (për periudhën 1 janar - 16 mars 2017.) si Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 710 543 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse në Banka Tirana, 30 000 lekë. Gjendja në llogarinë rrjedhëse në Bankën Intesa SanPaolo më 31.12.2017, është 150 000 lekë. Gjendja e depozitës 12-mujore në Bankën Credins (depozita me vlerë 10 100 euro është çelur më 16.05.2011.), gjendja më 07.02.2018 është 11 379 euro, pjesa takuese 50 %. Z. Shehi deklaron se zotëron prona në pronësi të familjes në sasi të konsiderueshme të cilat janë depozituar pranë Komisionit të Kthimit të Pronave. (Nuk jepet informacion më shumë mbi pronat).

Edmond Haxhinasto, deputet i LSI

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. me sip 90.6 m2 ndërtuar në vitin 1999 si shtesë e ap. të privatizuar në vitin 1994 së bashku me familjen (babain, nënën dhe vëllain) me kontribute dhe kursime familjare, vlera në 1999, 1 600 000 lekë. Pronar me 100 % i një ap. rreth 60 m2 privatizuar në vitin 2003 nga Enti Kombëtar i Banesave. Vlera në vitin 2003, 489 570 lekë, sot vlerësuar nga një bankë e nivelit të dytë për efekt kredie, 100 000 euro.

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. 174 m2 + garazh në Tiranë, blerë në vitin 2013 me kredi dhe kursime familjare, vlera 16 296 000 lekë. Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, pronare me 100 % e një dyqani me sip. 122 m2 në Durrës dhuruar nga shoqëria 'Lerenti' sh.p.k, në pronësi të babait.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 524 280 lekë. Gjendja e llogarisë rrjedhëse, e përbashkët me bashkëshorten, në një bankë të nivelit të dytë, 2 926 euro. Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 537 euro. Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 35 253 euro. Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, (të ardhura nga shitja e dyqanit me sip. 122 m2.), 105 000 euro.

Të ardhura si pagesë kalimtare si ish-ministër dhe më parë si ministër, që nga shtatori 2016, 1 048 560 lekë. Të ardhura nga qiraja e shtëpisë (deri në 31 gusht 2017.), 7 200 euro. Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e ap. në Durrës, 7 200 euro. Të ardhura nga kompensimi i pronës si trashëgimtar, 1 300 000 lekë. Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga angazhimi pranë Studios Noteriale Altin Haxhinasto, 401 400 lekë në vit. Shpenzime për blerjen e një autoveturë tip 'Toyota Land Cruiser' blerë me këste në mars 2017, 26 000 euro, në pronësi të deklaruesit dhe bashkëshortes, 50 % me 50 %. Të ardhura nga shitja e automjetit 'Kia Sorento', 6 000 euro.

Anastas Angjeli, deputet i PS

Shtëpi banimi me 450 m2 sip. truall dhe 589 m2 sip. banimi, vlerë 11 500 000 lekë, ndërtuar në vitet 1992-1995. Shtëpia është financuar me të ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit të përfituar nga procesi i privatizimit plus të ardhurat e pjestuara nga shitja e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes si edhe kredisë bankare. Tokë me sip. 440 m2, në rrethin e Sarandës, me vlerë 264 000 lekë, blerë me të ardhurat familjare. Apartament me vlerë 330 000 dollarë në Boston, SHBA, blerë me të ardhurat familjare dhe të ardhurat nga investimet. Apartament me sip. 158 m2 në Sarandë. Dyqan me sip. 99 m2, në Sarandë, me vlerë të paspecifikuar.

Znj. Jona Marashi, shtëpi banimi me vlerë 168 700 dollarë, pjesa në bashkëpronësi është 25%, blerë nëpërmjet të ardhurave të bashkëpronarëve dhe kredisë bankare.

Gjendja e llogari bankare totale 535 323 lekë. Gjendja e llogarive bankare 4 111 dollarë. Gjendja e llogarive bankare 2 741 euro. Kartë krediti minus 2 945 euro. Kredi për blerje apartamenti për motrën 39 009 euro.

Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, zotëron depozitë bankare me vlerë 378 000 dollarë, krijuar nga të ardhurat familjare. Znj. Angjeli ka llogari bankare me gjendje 5 851 dollarë., krijuar me të ardhurat nga paga dhe investimet. Znj. Angjeli ka llogari bankare me gjendje 1 337 euro, krijuar me të ardhurat nga paga dhe investimet. Znj. Angjeli ka llogari bankare me gjendje 197 206 lekë, krijuar me të ardhurat nga paga dhe investimet. Znj. Angjeli ka fond pensioni privat 524 135 lekë. Znj. Angjeli deklaron krediedhënie me vlerë 21 132 599 lekë, pa specifikuar afatin kohor dhe normën përkatëse të interesit.

Znj. Jona Marashi, ka llogari bankare me vlerë totale 52 162 dollarë, krijuar nga të ardhurat familjare. Znj. Jona Marashi ka kredi bankare me vlerë 95 000 dollarë, marrë për blerje shtëpi banimi. Znj. Jona Marashi ka kredi me vlerë 21 000 dollarë, marrë për shkollimin në nivel master.

Z. Angjeli zotëron automjet me vlerë 50 915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare. Znj. Jona Marashi zotëron dy automjete, njëri me vlerë 26 800 dollarë, blerë nëpërmjet qirasë financiare dhe tjetri me vlerë 28 000 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare.

Z. Angjeli deklaron si pasuri OJF-në Qendra Mesdheu, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga bazë dhe komisionet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 1 492 125 lekë. Të ardhura nga pagesa të tjera nga Kuvendi, 802 280 lekë. Të ardhura nga pagesat për mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Mesdhetar i Shqipërisë, 2 187 474 lekë. Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien dhe udhëheqje doktoraturash në UNS, Maqedoni, 3 000 dollarë. Të ardhura nga pagesa si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, 510 000 lekë.

Të ardhura nga pagesa për të drejtën e autorit për botimin "Origjina e parasë", 5 000 euro.

 Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, 2 023 485 lekë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura si person fizik, 241 402 lekë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura nga 'Benisa Sonsulting Co', 11 681 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, të ardhura nga 'AAEF Profit Share', 41 564 dollarë. Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura si person fizik, 240 000 lekë. Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura nga Qendra Mesdheu / UMSH, 1 933 657 lekë. Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura nga Ministria e Integrimit ( 01.01.2017 - 31.08.2018.), shuma 684 889 lekë. Djali, Z. Eros Angjeli, të ardhura nga Mesdheu Education, 421 516 lekë.

Vajza, Znj. Jona Marashi, të ardhura nga Education Development Center, Waltham, Ma, 92 500 dollarë neto.

Gjendja e llogarisë bankare në BKT, shtesë 5 100 euro. Gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim - 75 000 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim - 996 300 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim - 150 euro. Gjendja llogarisë bankare në Commerce Bank, USA, pakësim - 81 dollarë. Kartë krediti Opensky, pakësim - 91 dollarë. Gjendja e llogarisë në RZB, person i autorizuar, pakësim - 1 400 euro. Gjendja e llogarisë bankare në EuroBank, Greqi, shtesë 1 195 euro.

Kredi bankare marrë në BKT për blerjen e autoveturës në mars 2015. Detyrimi i shlyer 9 934 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 23 480 euro. Kredi bankare marrë në bankën Eurobank, Greqi për blerjen e apartamentit të motrës në Greqi. Detyrimi i shlyer, 3 753 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 30 857 euro.

Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim 42 670 euro. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në RZB, pakësim 54 270 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, shtesë 51 845 lekë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim 13 605 euro. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim 35 080 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT si person fizik, shtesë 1 337 700 lekë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Bank at Commerse, Ma, USA, pakësim 3 070 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Citizens Bank, Ma, USA, pakësim 116 172 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Devine's Bank, Ma, USA, pakësim 153 424 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, fond pensioni në RZB, shtesë 57 460 lekë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në Intesa SanPaolo Bank Tirana, shtesë 41 740 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, investime në shoqërinë PJE Co, 2017, shtesë 115 000 dollarë, pjesa takuese 25 %. Bashkëshortja, Znj. Greta Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në EuroBank, Greqi, shtesë 950 dollarë.

Djali, Z. Eros Angjeli, gjendja e llogarisë bankare në BKT, pakësim 254 000 lekë. Djali, Z. Eros Angjeli, investim në shoqërinë PJE Co (transferuar siç është deklaruar nga prindërit, të ardhura familjare), shtesë 115 000 dollarë, pjesa takuese 25 %. Djali, Z. Eros Angjeli, detyrim si person fizik në shumën 800 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 400 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 400 000 lekë. Vajza, Znj. Jona Marashi, gjendja e llogarisë bankare në Citizens Bank, Ma, SHBA, shtesë 21 283 dollarë. Vajza, Znj. Jona Marashi, gjendja e llogarisë bankare në American Express, shtesë 1 703 dollarë. Vajza, Znj. Jona Marashi, investim në shoqërinë PJE Co, (të ardhura nga prindërit dhe familjare), shtesë 115 000 dollarë, pjesa takuese 25 %. Vajza, Znj. Jona Marashi, kredi bankare për shtëpinë ku zotëron 25 %. Detyrimi i shlyer, 7 817 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer 89 568 dollarë.

Edmond Spaho, deputet i PD

Të ardhura nga funksioni i deputetit, 2 222 962 lekë. Të ardhura si pagesa nga Universiteti 'Marin Barleti', rreth 120 000 lekë. Të ardhura nga interesat e depozitës dhe bonot e thesarit në Credins Bank, BKT, Intesa Sanpaolo Bank, Banka e Shqipërisë, rreth 300 000 lekë. Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 324 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Elga Spaho, të ardhura nga paga dhe puna jashtë orarit, rreth 1 020 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare, pakësim 8 460 euro. Kjo shumë është transferuar në Universitetin Katolik të Leuven, Belgjikë si pagesë shkolle për vajzën. Shuma jepet nga universiteti, në llogari të vajzës me këste mujore.

Kredi për blerje banesë në vlerën 1 760 000 lekë ndaj Entit të Banesave. Detyrimi i shlyer për vitin 2017 është 64 800 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 275 036 lekë.

Vajza, Ami Spaho, llogari rrjedhëse në bankën KBC, Bruksel. Në këtë llogari transferohen nga Universiteti Katolik Leuven 640 euro/muaj ( në tetor 2017 janë transferuar 1 280 euro) si dhe rreth 360 euro/muaj marrë nga familja për të përballuar strehimin (540 euro/muaj) dhe jetesën në Belgjikë. Fondet që transferohen nga universiteti janë depozituar nga familja para se të fillojë viti shkollor.

Erion Braçe, deputet i PS

Të ardhur nga puna si deputet, 2 461 239 lekë. Bashkëshortja, të ardhura nga puna, 1 860 003 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës tip 'Mercedes Benz', 21 700 euro.

Gjendja e depozitës bankare në Intesa Sanpaolo Bank, në emër të vajzës, Znj. Anja Braçe, 3 128 euro + interesat e viteve 2007-2017. Gjendja e llogarisë së kursimeve në Credins Bank, krijuar nga paga dhe shpërblime, pakësim 34 000 lekë. Gjendja e llogarisë në Credins Bank më 31.12.2017 është 1 201 979 lekë. (Shuma prej 1 236 000 lekësh është transferuar si kursime nga viti 2016.). Kredi bankare marrë në ish-Banka e Kursimeve, transferuar në Raiffeisen Bank, në vlerën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer deri më 31.12.2017, shuma 288 000 lekë.

Jorida Tabaku, deputete e PD

Të ardhura vjetore neto nga paga si deputete (01.01.2017 - 31.12.2017.), shuma 1 408 825 lekë. Të ardhura si rimbursim për shpenzime karburanti, telefoni, dieta dhe honorare nga mbledhjet e komisioneve në funksionin e deputetes (për periudhën 01.01.2014 - 31.12.2016.), shuma 853 951 lekë.

Bashkëshorti, Z. Saimir Sallaku, të ardhura nga pagesa dhe shpërblime si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, 801 995 lekë. Bashkëshorti, Z. Saimir Sallaku, të ardhura nga pagesa dhe shpërblime si anëtar i Bordit të bankës Credins, 4 614 euro. Bashkëshorti, Z. Saimir Sallaku, të ardhura nga pagesa dhe rimbursime shpenzimesh udhëtimi, akomodimi, qëndrimi nga REPIM, UK, 23 605 GBP.

Kredi bankare marrë në NBG Bank për shtëpi në shumën 130 000 euro me afat 10 vjet, normë interesi 5 % për 5 vjet dhe euribor + 3.75 % për periudhën e mbetur, me këst mujor 1 385 euro.Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 15 783 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 0 euro. /Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 19:46

Pas denoncimeve të shumta në media, tanimë Partia Demokratike ka dalë hapur në krye të protestës.

Postuar: 09/12/2018 - 18:35

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p

Postuar: 09/12/2018 - 18:28

Kryeministri Edi Rama ka aluduar se pas protestës së studentëve fshihet opozita.

Postuar: 09/12/2018 - 18:21

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i pranishëm edhe sot në 36-ditë të protestës s

Postuar: 09/12/2018 - 18:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët p

Postuar: 09/12/2018 - 18:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët p

Postuar: 09/12/2018 - 18:04

Studentët kundërshtojnë pjesëmarrjen e politikës në protestë sepse nuk kanë dashur që të marrë nj