Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet pasuria e kryebashkiakëve të PS dhe PDIU, ja pronat, makinat luksoze, bizneset dhe llogaritë bankare që zotëron secili emër

Postuar: 16/08/2018 - 08:17

Zbardhet pasuria e kryebashkiakëve të Partisë Socialiste. Deri tani gazeta ka publikuar të dhënat për deputetët e Parlamentit shqiptar, qoftë mazhoritar, ashtu edhe opozitar, nga ku ka dalë se ata janë të “krimbur” me para. Por mesa duket nuk mbeten mbrapa as kryebashkiakët. PS arriti të fitojë plot 45 bashki gjatë zgjedhjeve vendore të zhvilluara në vitin 2015, por cilat janë pasuritë që posedon secili kryetar i zgjedhur? Duke u bazuar tek të dhënat e “Open Data”, gazeta ka bërë një bilanc të pasurisë së pjesës më të madhe të kryetarëve të bashkive, nga ku rezulton se shumica e emrave zotërojnë prona e makina luksoze, por edhe biznese e llogari të shumta bankare. Vetëm në deklaratën e pasurisë për vitin 2017, kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar midis të tjerash: pasuri e patundshme me sipërfaqe 1.000 m2; pasuri e patundshme me sipërfaqe 5.000 m2 arë; 33% të aksioneve të shoqërisë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k. Armando Subashi, nga ana tjetër, i cili qëndron në krye të Bashkisë së Fierit, ka në zotërim 3 llogari bankare, të cilat ka deklaruar se i ka krijuar nga pagat: gjendje llogarie me vlerë 1.094.063 lekë pranë BKT; gjendje llogarie me vlerë 3.492.331,44 lekë pranë Raiffeisen Bank; gjendje llogarie me vlerë 2.880.397,4 lekë pranë Credins Bank. Pas nuk ngelet as kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili ka deklaruar 7 llogari bankare: llogari pranë BKT me gjendje 65.191,66 lekë; llogari e përbashkët me gjendje 347,18 euro; llogari pranë Raiffeisen Bank e krijuar me të ardhurat nga paga si kryetar bashkie me gjendje 1.538.263 lekë; llogari pranë Tirana Bank, me gjendje 11.969,42 lekë; llogari pranë BKT me gjendje 0 lekë; bashkëshortja, gjendje llogarie pranë BKT me vlerë 50.905,53 lekë; bashkëshortja, llogari e përbashkët pranë NBG Bank me gjendje 0 euro. Interesat është fakti se kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko ka deklaruar të ardhura edhe nga bujqësia, blegtoria e turizmi: të ardhura me vlerë 139.000 lekë, të siguruara nga bujqësia dhe blegtoria; të ardhura me vlerë 128.000 lekë, të siguruara nga turizmi.

Emra të tjerë

Nga ana tjetër, mjaft prona zotëron edhe kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci. Ai ka deklaruar se zotëron: automjet Mercedes Benz ML, blerë para vitit 2014; tokë bujqësore dhe shtëpi 1 katëshe përdhese me sipërfaqe 970 m2; tokë bujqësore me sipërfaqe 480 m2 në Hamallaj Durrës, në proces legalizimi; tokë në fshatin Fushë-Arrëz dhe shtëpi me sipërfaqe 600 m2, e përbashkët me prindërit. Një tjetër emër mjaft interesant është edhe ai i kreut të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Bashkëshortja e tij zotëron një biznes të prodhimit të pijeve alkoolike, nga i cili gjenerohen jo pak të ardhura ndërsa përfitojnë edhe nga kontratat e qirasë. Midis të tjerash ai ka deklaruar: të ardhura me vlerë 14.000 lekë nga kontratat e qirasë të lidhura gjatë vitit 2016; të ardhura nga prodhimet bujqësore dhe vreshtaria, 2.624.880 lekë; bashkëshortja, të ardhura nga biznesi i prodhimit të pijeve alkoolike, 1.892.943 lekë; shtesë me 989.700 lekë nga të ardhurat e biznesit të prodhimit të pijeve alkoolike në emër të bashkëshortes./Mimoza Ibra

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/01/2019 - 09:46

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook na ka njohur me një ndër vendimet e fundi

Postuar: 24/01/2019 - 09:39

Partia Demokratike ashtu sikurse ka bërë me dije do të nisë një valë protestash, ku më e madhja ë

Postuar: 24/01/2019 - 09:30

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar dje presidentin Ilir Meta.

Postuar: 24/01/2019 - 09:21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Postuar: 24/01/2019 - 09:20

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialist për Integrim kanë dalë dje kundër emërimit të Gent Cakaj

Postuar: 24/01/2019 - 09:13

Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka bërë me dije se 5 milionë euro do të investohen nga Bash