BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zbardhet plani i Ramës, ja si do reformohet administrata në shtator, shkarkime në nivel qendror e vendor, ndryshim të degëve ministrore dhe procedurave të konkursit

Zbardhet plani i Ramës, ja si do reformohet administrata në shtator,

Administrata publike do të përfshihet nga një reformë thelbësore në vjeshtën e këtij viti. Kryeministri Edi Rama që gjatë fushatës e paralajmëroi se e gjithë administrata do reformohet, ndërsa zbardhen dhe detajet e para të asaj se çfarë do të ndodhë. Gazeta ka siguruar një dokument të Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, e cila jep me detaje atë se çfarë do të ndodhë brenda vitit.

Pasi mori pushtetin, qeveria “Rama” nisi një reformë në shërbimin civil, e mbështetur kjo dhe me fondet e BE. Dokumenti i siguruar nga gazeta është pikërisht një buletin mbi monitorimin që ka bërë ministria mbi realizmin e kësaj reforme, ndërsa përcaktohen dhe objektivat për vitin ku jemi, të cilat do realizohen deri në fund të vitit. Ky buletin jep një panoramë të qartë se çfarë do të ndodhë në të gjithë shërbimin civil dhe administratën publike. Së pari, aty thuhet se në muajt që kanë mbetur do të nisë një reformë ristrukturimi stafesh në nivel qendror dhe vendor. Po ashtu thuhet se do ketë ndryshime të shumta në legjislacione dhe në degët ministrore.

“Fuqizimi i strukturave të administratës publike me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj publikut, është një objektiv tejet i rëndësishëm, i cili parashikon fillimisht kryerjen e një studimi për rishikimin e kuadrit ligjor si dhe funksioneve dhe organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës në nivel qendror dhe vendor. Ndërhyrja në strukturat dhe funksionet e institucioneve të varësisë dhe degët e ministrive do të kryhet pas analizimit të gjendjes dhe të faktorëve që influencojnë në aktivitetin e tyre në të ardhmen”, thuhet aty. Po ashtu parashikohen dhe ndryshime në staf, pasi do verifikohet puna. “Vlerësimin e performancës së nëpunësve civilë si dhe të kapaciteteve ekzistuese nëpërmjet përcaktimit të objektivave të qartë dhe një seti indikatorësh për matjen e tyre, duke u fokusuar edhe në trajnimin e vazhdueshëm të zyrtarëve përgjegjës për kryerjen e këtij procesi”, thuhet aty.

Manual për burimet njerëzore

Në dokument thuhet se Departamenti i Administratës Publike ka punuar për të bërë të mundur hartimin e një manuali për njësitë e burimeve njerëzore (‘HR handbook’). Tashmë është hartuar drafti i dytë i këtij materiali, i cili do të duhet të kalojë nëpërmjet një rishikimi rigoroz për të siguruar cilësinë dhe saktësinë e informacionit e më pas do t’i dërgohet të gjitha institucioneve për komente. Jashtë vëmendjes nuk do mbetet dhe pushteti vendor. “Deri në fund të 2016 janë asistuar 30 bashki lidhur me aplikimin e 4 modeleve të organizimit të njësive të reja të propozuara dhe të financuara nga Këshilli i Evropës. Ky proces do të vazhdojë përgjatë vitit 2017, në të cilin do të asistohen 20 bashki të tjera. Në kuadër të forcimit të kapaciteteve për menaxhimin e burimeve njerëzore janë trajnuar me Programin e Këshillit të Europës 122 nëpunës civil të pushtetit vendor”, thuhet aty.

Konkurset

Një tjetër risi e reformës në administratë do të jetë dhe ndryshimi i procedurave të konkurseve dhe e pyetjeve që do u drejtohen aplikantëve. Ky proces ka nisur një vit më parë, por që do përmbyllet këtë vit. “Ekspertët kanë përgatitur grupin e parë të pyetjeve për disiplina të ndryshme. Këto pyetje do të duhet të kalojnë nëpërmjet një filtrimi final për të siguruar përputhshmërinë e tyre me fushat njohurive për procedura e planifikuara të rekrutimit për vitin 2017, qartësinë në formulimin e pyetjeve duke shmangur maksimalisht keq-interpretimin e tyre, referencën e përditësuar ligjore si dhe çdo element tjetër të rëndësishëm për të siguruar saktësinë e tyre.

Më pas, të gjitha këto pyetje do t’i shtohen bankës ekzistuese, duke rritur kështu ndjeshëm numrin e pyetjeve për secilën fushë dhe duke kontribuar drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në organizimin e procedura të rekrutimit”, thuhet në dokument. Po ashtu, deklarohet se në plan qeveria ka hartimin e një regjistri elektronik, në të cilin do hidhen të dhënat e të gjithë punonjësve. Aty do gjendet çdo dokument për punë e tyre dhe kjo do lehtësojë kontrollin.

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat