BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Zbardhet porosia e Ramës për degët dhe deputetët, kërkon census për numrin e mbështetësve të PS, prej tij varet rikandidimi i shumë emrave

Zbardhet porosia e Ramës për degët dhe deputetët,

Teksa zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë, Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama vijojnë me përgatitjet elektorale, në mënyrë që në finale të maksimalizojnë çdo votë dhe për të bërë histori, duke marrë një mandat të tretë qeverisës. Për t’ia arritur këtij objektivi, PS është derdhur e gjitha në bazë për të karikuar strukturat dhe bindur qytetarët që të votojnë atë në 25 prill. Por gazeta ka mësuar se kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një udhëzim krerëve të degëve, deputetëve dhe strukturave të Partisë Socialiste të cilëve iu kërkon që t’i çojnë në tryezën e punës një panoramë të qartë se si paraqitet gjendja dhe se ku janë votuesit. Sipas informacioneve, mësohet se në udhëzim Rama kërkon nga vartësit e tij që të nisin një census në të gjithë vendin për të parë se kush janë mbështetësit e PS. Në këtë kontekst mësohet se nga ky verifikim që tashmë ka nisur do të bëhet e mundur nga çdo deputet dhe degë që sa mbështetës dhe votues ka Partia Socialiste në secilën zonë. Po ashtu, mësohet se kryesocialisti Rama ka kërkuar që përmes këtij censusi të identifikohen edhe se kush janë votues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, apo forca të tjera politike, si dhe të zbulohen kush janë votuesit e lëkundur. Për këta të fundit, shefi i qeverisë ka porositur vartësit e tij që të punojnë shumë fort, me qëllim që t’i kontaktojnë dhe bindin se përse votën në 25 prill duhet t’ia japin PS. Pra edhe pse ambicia për të marrë një mandat të tretë qeverisës nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste është e madhe, kësisoj udhëzimesh dhe zbatimi i tyre pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, është një kusht që duhet të përmbushet nga të gjithë.

Prej censusit varet rikandidimi i shumë emrave

Por interesant është fakti së përmes këtij udhëzim shefi i selisë rozë jo vetëm që ka kërkuar nga vartësit e tij që të bëjnë projeksione konkrete votash, por duket se “iu ka vënë këmbët në një këpucë”. Kjo pasi sipas informacioneve, mësohet se kryeministri Edi Rama në kushtet kur vijon që t’i ketë sy e veshë nga të gjithë dhe nuk ka publikuar ende listën e kandidatëve për deputet, duke i lënë të gjithë në ankth, pritet që të përdorë pikërisht këtë census për të vendosur se kush do të jenë gladiatorët që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pra, e thënë me fjalë të thjeshta prej këtij censusi varet rikandidimi i shumë emrave. Po ashtu, përmes udhëzimit shefi i qeverisë ka kërkuar përfshirjen aktive të çdo anëtari socialist në komunikimin dixhital kombëtar të PS dhe koordinimin elektoral në bazë zone elektorale. Madje, sipas të njëjtëve burimeve mësohet se në udhëzim Rama kërkon nga vartësit e tij që të shtojnë kontaktet me bazën dhe rrisin performancën, duke qenë tejet aktivë në rrjetet sociale, mediat vizive dhe të shkruara, për të bindur qytetarët se përse ata duhet t’i besojnë votën dhe mandatin e tretët qeverisës Partisë Socialiste. Ndërkohë një tjetër porosi që përmban udhëzimi, është se Rama ka kërkuar angazhimin e Partisë Socialiste për të përkrahur njerëzit me probleme të konsiderueshme sociale. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Më të lexuarat