Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet programi ambicioz i Edi Ramës, konkurs për administratën, shkrirje strukturave në polici dhe hetim ministrave të korruptuar të Berishës

Zbardhet programi ambicioz i Edi Ramës, konkurs për administratën, shkrirje strukturave në polici dhe hetim ministrave të korruptuar të Berishës

Postuar: 11/09/2013 - 10:00

Zbardhet programi i qeverisë së re për katër vitet e ardhshme. Programi është produkt i shkrirjes dhe i kombinimit të dy platformave, të PS dhe LSI, për të qeverisur shqiptarët katër vitet e ardhshme. Kështu, disa premtime të Partisë Socialiste për shëndetësinë dhe privatizimet, janë korrektuar, duke u dhënë një frymë më realiste. Në programin e përbashkët qeverisës PS-LSI, parashikohet reformimi i administratës publike. Ashtu siç edhe është paralajmëruar, administrata publike do t’i nënshtrohet konkursit për të ruajtur vendin e punës. “Objektivi ynë në 4 vitet që vijnë është rikthimi i dinjitetit në administratën publike, duke e çliruar nga politizimi dhe duke e profesionalizuar në të gjitha nivelet. Për të arritur këtë objektiv, do të bëjmë të aplikueshëm ligjin e nëpunësit civil, duke krijuar kuadrin real të aplikimit të tij dhe duke e zbatuar atë me rigorozitet nëpërmjet konkurseve të hapura e transparente për punësimin në shërbimin civil dhe procedurave transparente të ngritjes në karrierë. Do të ndërtojmë mekanizmat efikase të kontrollit, në mënyrë që administrata të jetë realisht në shërbim të qytetarëve. Struktura e re e qeverisë e fokuson administratën drejt rezultateve të matshme dhe një pune më efikase, me numër më të vogël punonjësish. Shtimi i numrit të shërbimeve publike online dhe rritja e përdorimit të tyre do të kontribuojnë në modernizimin, rritjen e efikasitetit dhe luftën kundër korrupsionit në administratë”, thuhet në programin e qeverisë. Në program thuhet se administrata publike është keqpërdorur nga politika në vitet e fundit, në dëm të profesionalizmit dhe paanshmërisë së saj. Shumë vendime gjykatash për lirim të padrejtë nuk janë zbatuar, duke i shkaktuar shtetit dëm të drejtpërdrejtë ekonomik. Politizimi i administratës dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve përgjegjës, ka përkeqësuar nivelin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Komisioni Evropian ka kritikuar numrin e lartë të kontratave të përkohshme në administratë. Këto të fundit, shpesh janë përdorur si monedhë shpërblimi për Partinë Demokratike në pushtet.

Policia

Programi qeverisës parashikon shkrirjen e shumë strukturave të tepërta policore, në të cilat vegjetojnë militantët e PD. “Qeveria do të riorganizojë njësitë policore që shërbejnë pranë qytetarëve, duke synuar përforcimin e shërbimit në territor pranë njerëzve, rritjen e cilësisë së policimit, ndërhyrjes dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve që kthehen në burim të ngjarjeve kriminale. Për të shtuar forcën parandaluese të Policisë dhe hetimin efektiv të veprave penale. (i) Do të shkurtojmë hallkat e tepërta të drejtimit të strukturave të Policisë; (ii) do të ridimensionojnë dhe përforcojmë strukturat bazë të Policisë në nivel të komunitetit; (iii) do të rishpërndajmë forcën policore, duke mbajtur parasysh lëvizjet demografike dhe hartën e potencialit kriminal; (iv) do të vëmë në zbatim një sistem të përpunimit të hollësishëm të informacionit dhe të analizave kriminale; (v) do të ndërtojmë partneritet efektiv dhe të qëndrueshëm mes Policisë së Shtetit, institucioneve të qeverisjes vendore, shoqërisë civile dhe komunitetit”, thuhet në programin qeverisë.

Rama u jep deputetëve programin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë dje programin e qeverisë, e cila do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme. Programi i qeverisë, i është dhënë çdo deputeti në Kuvend bashkë me një letër personale nga kryeministri për çdo ligjvënës që ulet në karriget e Kuvendit të Shqipërisë. PS dhe LSI pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ngritën grupin e punës e cila bashkërendoi dy programet e forcave më të mëdha të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, me qëllim një bashkëqeverisje më të mirë.

Plani antikorrupsion i qeverisë, ministrat e Berishës para drejtësisë, do zhbëhen ligjet dhe vendimet korruptive

Zbardhet programi i qeverisë së re për korrupsionin. Në programin e saj, qeveria e re premton ndëshkimin e të gjitha praktikave korruptive dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Me sa duket, kambanat bien për ministrat e qeverisë Berisha. “Ndëshkimi i praktikave korruptive dhe vënia përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit. Qeveria do të propozojë një reformim të thellë të sistemit të ndjekjes penale kundër korrupsionit dhe do të mbështesë fuqimisht partneritetin polici-prokurori në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, duke përfituar edhe nga ndihma teknike e partnerëve ndërkombëtarë në vënien në zbatim të praktikave më të mira për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit. Në katër vitet e ardhshme, qeveria do të punojë me përparësi për ta shndërruar sistemin gjyqësor, nga një prej segmenteve më të korruptuar të shtetit, në një partner të fuqishëm, pa të cilin çdo iniciativë kundër korrupsionit do të ishte e destinuar të dështonte”, thuhet në programin e qeverisë. Po ashtu, në program parashikohet rishikimeve i të gjitha ligjeve dhe vendimeve ekzistuese. “Do të kalojnë në sitë të gjithë legjislacionin ekzistues dhe do të propozojnë nisma ligjore për mënjanimin sa më të madh të mundësive për t’u angazhuar në praktika korruptive në sektorin publik dhe privat, në përputhje me standardet e BE-së dhe instrumenteve ndërkombëtare (si GRECO, OECD, UNCAC). Do të hartojnë politika shtetërore dhe do të zbatojnë masa konkrete, duke përfshirë ato që lidhen me përmirësimin dhe zgjerimin e sistemeve të qeverisjes elektronike, si dhe përmirësimin drastik të shërbimit ndaj qytetarit në të gjithë sektorët e shërbimeve publike, të cilat miniminizojnë motivet dhe mundësitë e zyrtarëve publikë dhe të qytetarëve për t’u angazhuar në korrupsion”, thuhet në program.

Programi i qeverisë, prioritet kryesore

1. Siguria kombëtare
Krijimi i një strukture të re organizative të FA, duke ulur në mënyrë graduale numrin aktual të personelit;
• Rishikimi i tërë sistemit të edukimit, arsimimit dhe trajnimit të Forcave të Armatosura, me qëllim përgatitjen e ushtarit profesionist, nënoficerit, oficerit të trupës dhe shtabit të Forcave të Armatosura, në përputhje me nevojat e strukturës së re të kësaj force.

2.    Drejtësia
Të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore dhe masat në kompetencën tonë për të forcuar pavarësinë, paanshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor;
Të ndërmarrim reforma rrënjësore, afatgjata dhe gjithëpërfshirëse për të rivendosur integritetin e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë;
Të krijojmë të gjitha kushtet e domosdoshme për funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë shqiptare në përputhje me standardet e BE-së;

3.    Krimi i organizuar
Qeveria do të angazhojë të gjitha burimet e duhura njerëzore, teknike dhe financiare për një bashkëpunim të plotë dhe efektiv me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar. Për këtë qëllim, qeveria do të themelojë Byronë Kombëtare të Hetimit, si një njësi e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafiqeve, veçanërisht trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, krimit ekonomik dhe
luftës kundër korrupsionit, për të garantuar një standard të lartë të evidentimit dhe hetimit të veprave penale.

4.    Qeverisja vendore
Vizioni dhe programi ynë për qeverisjen vendore përputhet me parimet dhe standardet e mishëruara në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Qeveria e re do të mbështesë fuqizimin e pushtetit vendor dhe procesin e decentralizmit në funksion të rritjes së efikasitetit të qeverisjes vendore.

5.    Punësimi
Angazhohemi të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. 40 mijë vende të reja pune në industrinë prodhuese dhe 12 mijë vende pune shoqëruese të lidhura me to, 15 mijë në industritë e lidhura me detin, 155 mijë në aktivitetet e lidhura me bujqësinë e blegtorinë, 62 mijë përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, 11 mijë vende pune në industrinë e turizmit dhe 4 mijë vende të reja pune në teknologjinë e informacionit.

6.    Borxhi publik
Ulje graduale e borxhit nëpërmjet kontrollit të deficitit fiskal dhe përshtatjes me rritjen ekonomike (vendosja e një rregulli fiskal transparent e të besueshëm).
Në periudhën afatmesme synohet një borxh publik në parametra të përshtatshëm për nxitjen e ritmeve pozitive të rritjes, për strukturën ekonomike të vendit, si dhe për t’i lënë hapësira të mjaftueshme financimi sektorit privat.
Fillimi i uljes së borxhit publik në pjesën e dytë të mandatit do të realizohet nga një qeverisje e përgjegjshme e kontrollit mbi deficitin buxhetor.

7.    Arsimi
Politikat arsimore do t’i mundësojnë çdo të riu deri në moshën 26 vjeç diplomim në universitet, formim në një profesion, ose sistemimin në një vend pune. Gjithashtu, institucionet arsimore publike do të gëzojnë mbështetjen maksimale në rritjen e funksionalitetit dhe rreptësisë ndaj rasteve të abuzimit dhe falsifikimit në arsim. Do të krijohet një sistem arsimi parashkollor i konsoliduar që ofron akses për të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç. Gjithashtu do të reformohet tërësisht kurrikula e arsimit parashkollor, në kontekstin e reformës kurrikulave të arsimit bazë.

8.    Shëndetësia
Do të ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit të kujdesit shëndetësor, duke siguruar që askush të mos përballet me pengesa financiare, moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm. Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr