BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë

Thellohen përplasjet me kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej datës 16 shtator ish-kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh me bazën demokrate me qëllim zhbërjen e vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD dhe rikthimin e demokracisë në parti. Por nga ana tjetër edhe zoti Basha i është “përgjigjur flakë për flakë” aksionit dhe akuzave të Berishës, për të cilin ka deklaruar se nuk ka kthim pas dhe se nuk ka ndërmend të cenojë raportet me SHBA për interes të ish-kryeministrit. Madje paralelisht, Partia Demokratike ka intensifikuar edhe takimet në bazën e partisë dhe grupin parlamentar, ku ju ka dërguar degëve disa udhëzime, të cilat duhet të ndahen me demokratët. Gazeta gjatë këtyre ditëve ka zbardhur disa prej qarkoreve që iu janë dërguar degëve të PD, ndërkohë që sot po sjell për lexuesin një tjetër porosi që ka qenë pjesë e diskutimit në mbledhje të ndryshme të zhvilluar në gjithë Shqipërinë gjatë kësaj jave.

“Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Kështu, në qarkoren që iu është dërguar këtë javë degëve, Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor “Foltoren” si mjet shantazhi kundër kreut legjitim të PD, zotit Lulzim Basha, institucioneve të drejtësisë dhe SHBA-ve. Sipas udhëzimit, kryedemokrati Basha nuk do të lejojë të cenohen raportet mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Doktor Sali Berisha, si një njohës i vjetër i politikës, e ka të qartë që Foltorja është më shumë një mjet shantazhi ndaj kryetarit legjitim të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe amerikanëve. Doktorit i duhet sot Foltorja dhe karikon njerëzit pranë tij për të sulmuar Bashën dhe këdo pranë Bashës sepse ai po kërkon një marrëveshje in extremis. Por nuk ka kthim pas! PD është e vendosur për të mos cenuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-drejtorët e korruptuar që i shkojnë pas. Ne Partia Demokratike jemi e ardhmja dhe shpresa për shqiptarët”, thuhet në qarkore.

PD: “Garda e vjetër” u përjashtuan prej Berishës

Por në qarkoren, e cila ka qenë pjese e diskutimit në mbledhjet e zhvilluara në degë të ndryshme të vendit gjatë kësaj jave, Partia Demokratike ka rrëzuar edhe pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, se emra si Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, etj., u përjashtuan në vitin 2017 nga PD prej kryedemokratit Lulzim Basha. Sipas udhëzimit që tashmë është njohur edhe baza dhe demokratët e Shqipërisë, dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, apo edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, si dhe figura të tjera të spikatura, u përjashtuan nga PD-ja nga Berisha dhe jo nga Basha. “Sa u takon demokratëve si Topalli, Imami, etj që sulmojnë Bashën, duhet të kuptoni një gjë që ata i përjashtoj Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha. Dhe kjo duket qartë pasi ata po i qëndrojnë larg Foltores së doktor Berishës, pasi e kanë nuhatur të vërtetën”, thuhet në qarkoren e PD që i është dërguar bazës.

Më të lexuarat